Është hapur sot, më afër publikut Sporteli i Afishimit Publik për pasuritë e paluajtshme të cilat do të preken nga kalimi i segmenteve rrugore të Gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline që do të kalojë në Skrapar. Përmes afishimit ë disa hartave të mëdha në hollin e ish-Komitetit Ekzekutiv një ekip specialistësh për 45 ditë do t'u vijë në ndihmë të interesuarve në këtë fazë të parë të Komunës Potom. Në njoftimin zyrtar të shpërndarë sot për mediat nga Zyra e Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme thuhet:
Për përmirësimin dhe përditësimin sporadik të regjistrit të të dhënave për pasuritë e paluajtshme në 5 zona kadastrale në Skrapar, Nr.1069 Backë, (pjesërisht), Nr.1735 Gjergjovë,(pjesërisht), Nr.1949, Helmës Staraveckë, (pjesërisht) Nr.3037, Potom (pjesërisht).Nr.3076 Qafë (pjesërisht) Zyra Qendrore e Regjistimit të Pasurive të Paluajtshme po kryen përmirësimin dhe përditësimin e të dhënave të pasurive të paluajtshme. Ky proçes i rëndësishëm zhvillohet në bazë të VKM Nr. 245 datë 30.04.2014.
Afishimi Publik fillon në 04/08/2014 dhe përfundon më 18/09/2014. Ftojmë pronarët dhe personat që kanë interesa të tjera mbi pasurinë të vizitojnë zyrën e afishimit publik dhe të dorëzojnë pranë kësaj zyre çdo dokument në lidhje me pasurinë.
Ju keni mundësinë të verifikoni të dhënat e pasurisë dhe të plotësoni kërkesën nëse nuk jeni dakort. Orët e punës së Zyrave: E Hënë – E Premte:10:00 - 13:00 & 15:00 - 19:00 E Shtunë -E Dielë: 10:00-16:00 Listën e pasurive të prekura do ta gjeni të afishuar ne faqen zyrtare të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme: www.zrpp.gov.al
©Corovoda Online