Skrapari dhe Erseka do të zhvillojnë ditën e mërkurë 6 gusht 2014 zgjedhjet brenda anëtarësisë së Partisë Demokratike. Këto zgjedhje, do të mbahen për zgjedhjen e kryetarit të ri të demokratëve. Në gjithë Shqipërinë Partia Demokratike ka zhvilluar proçesin një anëtar një votë, dhe zgjedhjet e nesërme në Skrapar do të mbyllin gjithë proçesin në nivel kombëtar. Nuk dihet se cilët do të jenë të deleguar për monitorimin e proçesit të nesërm në Skrapar por në postimet e ardhshme blogu ynë do të përpiqet të japi informacionet më të fundit mbi këto zgjedhje.
Partia Demokratike dega Skrapar u themelua në 9 shkurt 1991©Corovoda Online / Imazhi me karakter ilustrues