Koordinata X: Albert Lajthia Mësuesi mesazher i lëvizjeve të para të demokracisë në Skrapar **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: Albert Lajthia Mësuesi mesazher i lëvizjeve të para të demokracisë në Skrapar

Fatjon Kaloci
3.10.14
Në Imazh:Albert Lajthia (1956 - 1997)
Në promemorie Koordinata X dhe Corovoda online në këtë postim do të jenë në një përshkrim të shkurtër me një ndër emrat që koha nuk i lë në harresë sikundërse dhe skraparasit gjithnjë do të kujtojnë. Në plejadën e emrave të shquar të arsimit të Skraparit një vënd të pazëvendësueshëm e zë edhe emri i tij. Albert Lajthia ishte një ndër intelektualët vëndas që kalim vitet 1990 - 1991 do ta spikasnin në pulsimet e para që demokracia po jepte në Shqipëri e mbi të gjitha në Skraparin hermetik të atyre kohëve. I lindur në Gjerbës në 1956, Skrapar dhe i diplomuar në Shkencat Natyrore në profilet Kimi - Biologji do të ishte fillimisht mësimdhënës në fshatin e tij të lindjes. Për shumë vite më pas mësues në Shkollën e Mesme të Përgjithshme "Ramis Aranitasi" në Çorovodë. Përgatitja, intelekti dhe nevojshmëria e dëshirës për të përqafuar hapat e parë të demokracisë në vend do të bënin që ai ti bashkohej si dhjetra e dhjetra mendimtarë të kohës lëvizjeve të 1991 ndërsa në këtë vit në prill 1991 do të zgjidhej Kryetar i Partisë SocialDemokrate një parti e qëndrës së majtë e cila do të kishte shumë intelektualë në brendësi të vet. Shumë e shumë breza nxënësish e studentësh të Skraparit do të mësonin nga mësuesi i palodhur, korrekt dhe i papërtuar. Të japësh dijen për qindra e qindra skraparas në mënyrë që përmes saj të ecnin të pavarur në rrugët e jetës. Pavarësi. Mes rrugëve të jetës ajo që s'mund të harrohet është rruga që të çon në shtëpi. Çuditërisht, Muajiut të Pavarësisë Nëntorit 1997 drejt rrugës për në fshatin e tij të lindjes ai do të përjetësohet... Çorovodës së atyre ditëve të rënda të 1997 nuk mund t'i hiqet kurrë nga mendja ngjarja e lajmit të kobshëm ndërsa informacioni i cunguar i kohës mediatikisht do merrej e përhapej nga çdo skraparas, prindër, nxënës... Në arkivin e kohës mediapresset e huaja do të raportonin lajmin. Këtu corovoda online po i referohet rrjetit burimor grek të informacionit i cili citonte lajmin sipas atsh (si më poshtë):

SDP HEAD FOR SKRAPAR KILLED

COROVODE, NOV. 3 (ATA) - By I Manka: Bandits killed on Sunday the head of the Social Democratic Party for Skrapar, Southern Albania, Albert Lajthia, sources from the police commissariat of Corovode reported to ATA. Two bandits lied in ambush for the vehicle with which Lajthia, 42, was travelling towards Gjerbes village and in a bid to rob they shot him dead.
The Chairman of the Albanian Social Democratic Party, Skender Gjinushi, went to express condolences to the family for the loss of Lajthia.

VRITET KRYETARI I PSD NË SKRAPAR

COROVODE, NOV. 3 (ATA) - By I Manka: Banditët vranë të Dielën Kryetarin e Partisë Social Demokrate të Skraparit, në jug të Shqipërisë, Albert Lajthia, i thanë burime të komisariatit të policisë të Çorovodës për ATSH. 
Dy banditë i zunë pritë mjetit me të cilin Lajthia 42 vjeç, po udhëtonte drejt fshatit Gjerbës dhe në përpjekje për ti vjedhur e qëlluan atë për vdekje. Kryetari i Partisë SocialDemokrate të Shqipërisë Skënder Gjinushi shkoi për t'i shprehur ngushëllimet familjes për humbjen e Lajthia. 

Vitet kalojnë dhe shpesh kujtimet mbesin vetëm në suazën e bisedave, që kur vjen rasti kujtohen sërisht.... Por profesor Bertin, Skrapari do t'a mbaj mënd përjetësisht...
©Corovoda Online