Pas nisjes së reagimit ligjor ndaj përfituesve pa të drejtë të energjisë elektrike me dhjetra e dhjetra persona familjarë e biznese iu drejtuan gjatë javës sportelit të OSSHEE në Çorovodë. Në mënyrë jozyrtare vetëm të premten 31 tetor 2014 u tha se ishin arkëtuar në rreth 10 000 000 lek dhe thuajse çdo ditë të javës që lamë pas arkëtimet kanë qënë të larta. Sanksionet ligjore ndaj kundravajtësve të mundshëm duket se kanë qënë arsyet e këtij shtimi arkëtimesh nisur edhe nga reagimi në nivel kombëtar ndaj lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike. Sipas raporteve ka patur edhe arreste por pa u mësuar detaje.
©Corovoda Online
©Corovoda Online