Kjo javë ka qënë me aktivitete të shumta në Kuadër të Ditës së Flamurit dhe 70 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë ku në Çorovodë më së shumti kanë qënë nxënësit e shkollave protagonistët e këtyre aktiviteteve së bashku me mësuesit dhe stafeve të Qëndrave Kulturore në Çorovodë. Më herët nxënës të shkolave 9-vjeçare përmes një aktiviteti të konceptuar edhe si një konkurs njohurish mbi historinë, luftëtarët dhe patriotët e Skraparit në datat kulmore të Historisë së Shqipërisë si 28 dhe 29 Nëntori. Aktiviteti shoqërohej me këngë e valle patriotike. Në eventin e fillim javës ishin të pranishëm edhe përfaqësues të lartë lokal si dhe prindër, e mësues. Çorovoda online (në facebook) sjell disa imazhe nga ky aktivitet (jo cilësi e lartë) dërguar nga disa ndjekës për stafin tonë.
©Corovoda Online
©Corovoda Online