Sport: Komisioni ndëshkon Skraparin. I jepet fitore në tavolinë Sukthit 3:0 -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Sport: Komisioni ndëshkon Skraparin. I jepet fitore në tavolinë Sukthit 3:0

Fatjon Kaloci
1.11.14
Ndonse dy javë më parë ndeshja mes Sukthit dhe Skraparit nuk u luajt Komisioni i Disiplinës Sportive ka vendosur të ti jap fitoren në tavolinë ekipit të Sukthit me rezultatin 3:0. Fillimisht u tha se ndeshja nuk u luajt për mos sigurimin e forcave të rendit që do të monitoronin tifozeritë në stadium. Por vendimi i bërë publik në 30 tetor 2014 i Komisionit të Disiplinës Sportive citon "KF “Skrapari”, per refuzim te zhvillimit te ndeshjes, humb ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0 me KF “Sukthi”, bazuar ne nenin 55/1 te KDS" Skrapari numëron vetëm një pikë në 4 javët e para të kompeticionit të futbollit të kategorisë së dytë. Takimin e radhës vendasit do të udhëtojnë për përballjen Luzi 2008 - Skrapari 2 nëntor 2014 ora 14:30
©Corovoda Online