Bunk'Art numëron mijëra vizitorë. 2 skraparas përshtypjet për Kosova Press **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Bunk'Art numëron mijëra vizitorë. 2 skraparas përshtypjet për Kosova Press

Fatjon Kaloci
1.12.14
Ndërsa mendohet se 3 000 vizitorë kanë mundur të shohin nga afër Muzeun më të ri në Shqipëri të cilësuar tanimë si "Bunk'Art" mediatiku kosovar Kosova Press ka mundur të mbledhi disa opinione nga vizitorë të ndryshëm mes të cilëve edhe 2 nga Skrapari. Në shkrim ndër të tjera thuhet:
" Skender Çeta një tjetër vizitor që ka ardhur posaçërisht nga Skrapari për të parë Muzeun, thotë se duhet ta vlerësojmë këtë muze, dhe nuk kemi pse kapemi me fjalë me Enver Hoxhën i cili ka vdekur, përkundrazi duhet ta vlerësojmë këtë vepër, të cilët duhet ta vizitojë tërë bota. “Këtë e ka bërë Enver Hoxha dhe nuk ka burrë tjetër shteti ta bëjë. Enveri, Enveri, Enveri ka vdekur nuk është gjallë më, nuk ngjallet, pse kanë frikë nga Enveri. Ai bëri, ç’bëri, po le ta bëjë Saliu këtë, le ta bëjmë ne të tjerët këtë që ka bërë Enveri. Nuk ka asgjë të gabuar këtu, ai është përpjekur të mbrojë Shtabin e Përgjithshëm në rast eventualiteti të udhëhiqte popullin në luftë. Këto janë të vërteta dhe origjinale dhe të vijnë ta shikojnë tërë dynjajakëtë që ka bërë Enver Hoxha. Është hera e parë që vij këtu dhe kam ardhur nga Skrapari vetëm për të parë këtë muze. Pak larg por ja vlen se kam ardhur kastile. Sikur edhe me pagesë të ishte, le të ishte sa të donte unë do vija ta shikoja,” thotë Skënder Çeta.

Edhe Isuf Çeta, një tjetër vizitor që ka ardhur për të parë Muzeun Bunk’Art thotë se e gjitha kjo është histori, kujtim që duhet ta shoh brezi i ri por edhe të vjetrit që kanë jetuar në atë kohë. “Ne këto i kemi përjetuar, i kemi parë po kështu si i ka bërë ky…Këto janë gjëra përkujtimore dhe duhet ti shikojnë jo vetëm brezi i ri por edhe moshat tona që jemi edhe më të vjetër. Këto janë gjëra historike që janë bërë me mund e me djersë,” tha Isuf Çeta, i ardhur po ashtu nga Skrapari.
©Corovoda Online / Referenca Kosova Press
       
         
close