Muzikanti Ylli Qafoku fitues i sondazhit vjetor "Personaliteti i Vitit 2014" pës Skraparin **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Muzikanti Ylli Qafoku fitues i sondazhit vjetor "Personaliteti i Vitit 2014" pës Skraparin

Fatjon Kaloci
19.12.14
Ka përfunduar pak pas orës 15:00 të së premtes 19 dhjetor 2014 Edicioni i 5të i Sondazhit elektronik të përvitshëm që Corovoda Online organizon me ndjekësit online. Arti është fituesi... dhe për këtë vit mirënjohja i shkon muzikantit & kompozitorit Ylli Qafoku. Mes dekadash e mes Skraparit të aktiviteteve të ndryshme dhe mes tyre një audiencë që ka vlerësuar mes emrave të njohur të nominuar për këtë vit, kompozitorin Qafoku. Përpos vlerësimit të votuesve online Ylli Qafoku  është Krijuesi i parë i Orkestrës Amatore të Skraparit. Sondazhi "Personaliteti i Vitit" për këtë vit u konceptua në 2 faza. Rezultatet e fazës së parë u publikuan në faqen Corovoda Online ndërsa faza e dyte u hap në blog për tu dhënë mundësi jo vetëm ndjekësve të rrjeteve sociale por edhe atyre të websitit. (Imazhet janë foto web publikuar për audiencën shuma totale e votave të shprehura dhe përqindjet listohen si më poshtë)
Vota të vlefshme (në total 164)
Enerieta Sina - faza e parë 2 vota - faza e dytë 5 vota - total 7 vota - në përqindje 4 %
Hajri Xhamëni- faza e parë 4 vota - faza e dytë 8 vota - total 12 vota - në përqindje 7 %
Enver Naska- faza e parë 11 vota - faza e dytë 17 vota - total 28 vota - në përqindje 17 %
Ani Cuedari- faza e parë 2 vota - faza e dytë 5 vota - total 7 vota - në përqindje 4 %
Viktor Bakillari- faza e parë 4 vota - faza e dytë 5 vota - total 9 vota - në përqindje 5 %
Esat Pasha- faza e parë 40 vota - faza e dytë 2 vota - total 42 vota - në përqindje 26 %
Ylli Qafoku- faza e parë 3 vota - faza e dytë 44 vota - total 47 vota - në përqindje 29 %
Mete Brace- faza e parë 10 vota - faza e dytë 2 vota - total 12 vota - në përqindje 7 %
faza 2 - 19.12.2014
faza 1 - 10.05.2014
Në vendin e dytë me rezultate të ngushta u rendit si preferenca e ndjeksvë të Corovoda Online një ndër mjekët më të mirënjohur në Skrapar dr.Esat Pasha ndërsa në vendin e tretë sondimi renditi Kryetari e Komitetit të Veteranëve Skrapar Enver Naska. Por Kush është Ylli Qafoku?
Ylli Qafoku ka lindur në Çorovodë, Skrapar më 10 janar 1951. Arsimin e mesëm e mbaroi në Tiranë në Liceun Artistik "Jordan Misja". Më 1978 diplomohet për dirizhim në Institutin e Lartë të Arteve (sot Universiteti i Arteve) në Tiranë. Nga viti 1978 deri në vitin 2000, ka punuar si drejtues artistik në Pallatin e Kulturës "Riza Cerova", Çorovodë. Ka drejtuar pothuajse të gjitha veprimtaritë artistike në Skrapar dhe më gjerë, duke filluar nga festivalet e këngës për fëmijë e deri tek festivalet dhe kompeticionet me përmasa kombëtare. Vlen të përmenden zhanret muzikore si, anketa muzikore, grup estrade, takime ansamblesh në rang rrethi e kombëtare, si dhe organizimin artistik të përgatitjeve të festivaleve folklorike në rang rrethi e kombëtare. Ylli Qafoku është krijuesi i parë i orkestrës amatore në Pallatin e Kulturës, si dhe krijues i bandës frymore (fanfara) të qytetit të Çorovodës. Ka punuar për evidentimin e talenteve të reja në fushën e këngës dhe instrumentistëve të cilët kanë konkuruar dhe fituar në shkollat artistike të mesme dhe të larta. Në krijmtarinë muzikore, Qafoku ka kompozuar mjaft këngë të cilat janë kënduar në veprimtaritë artistike të rrethit apo dhe veprimtaritë kombëtare, ku është laureuar dhe me shumë çmime të rëndësishme. Në kulturën e trashëgimisë shpirtërore të Skraparit, ka organizuar ekspedita folkorike në të gjithë zonën, ku ka evidentuar, inçizuar dhe transkriptuar mjaft këngë dhe valle popullore të rrethit, gjithashtu vlen të përmendet dhe si përpunues i këngës iso-polifonike të Skraparit.
Sondazhi Personaliteti i Vitit përkoi me edicionin e pestë ndërsa ndër vite si emra fitues janë shpallur, Sadik Xhaferraj, Ilir Meta, Artan Hoxha, Eraldo Musabelliu. Sondazhi është një inisiative e Corovoda Online një nisëm jozyrtare që ka qëllim promovimin e emrave me kontribut ndër vite me të përbashkët Skraparin. Një falenderim të veçantë të gjithë atyre që morën pjesë përmes votës së tyre në këtë sondazh.
©Corovoda Online