Grindje në Paraburgim. I riu nga Poliçani i shpëton vdekjes. Incidenti mes dy të paraburgosurve **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Grindje në Paraburgim. I riu nga Poliçani i shpëton vdekjes. Incidenti mes dy të paraburgosurve

Fatjon Kaloci
23.2.15
Një ngjarje u rregjistrua dy ditë më parë, ndërsa një i ri nga Poliçani i shpëtoi "mrekullisht" vdekjes. Ngjarja ndodhi në Berat 21 shkurt 2015 në mjediset e paraburgimit. Sipas raportit një konflikt mes dy të paraburgusorve u agravua deri në tentativë vrasjeje. Kështu një 58 vjeçar me inicialet R.P. banues në Berat që ishte arrestuar për veprën penale "Vjedhje e energjisë elektrike ose impulseve telefonik" në dhomën e paraburgimit ka tentuar të kanos një tjetër të paraburgosur me inicialet G.A. rreth 36 vjeç. 58 vjeçari tentoi të mbysë 36 vjeçarin me banim në Poliçan, Skrapar duke përdorur bluzën e tij si litar. Uniformat blu të qarkut Berat thanë më herët se dërguan për ngjarjen materialet në Prokurori duke ju referuar Nenit 84 të Kodit Penal.
©Corovoda Online / Imazhi me karakter ilustrativ