Libri: Historiku i Radëshit "zbret" në Tiranë. Të shtunën 7 Mars Promovimi në Muzeun Kombëtar **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Libri: Historiku i Radëshit "zbret" në Tiranë. Të shtunën 7 Mars Promovimi në Muzeun Kombëtar

Fatjon Kaloci
5.3.15
Tremijë vjet histori... me këtë enigmatik do të shoqërohet kureshtja e librit më të ri që ditën e shtunë 7 Mars 2015 pritet të ketë promovimin në Tiranë. Më herët u mësua se rreth orës 13:00 të së shtunës 7 mars 2015 në mjesidet e Muzeut Kombëtar në Tiranë do të behet promovimi i librit me autorësi nga Neim Mustafaraj dhe që do të mbaj titullin "Radëshi - Tremijë vjet histori". Botimi vjen si një promemorie pas vdekjes e kontributit të arsimtarit, mësuesit e më pas njeriut pjesë e letërsisë shqipe, mbase enkas në këtë ditë për të kujtuar një nga mësuesit e hershëm skraparas Neim Mustafaraj.
Neim Mustafaraj lindi në fshatin Radësh, Skrapar në 17 mars 1920. Pjesëmarrës në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe më pas i jep jetë pasionit të tij të mësimdhënies ku punoi si mësues në fshatin e lindjes në Radësh gjatë viteve 1940 - 1944. Çlirimi i Shqipërisë do të aspironte edhe më tej dëshirën e etur për dije duke kryer Shkollën e Mesme Pedagogjike Berat e më pas kur në fakultetin Filologjik daga Gjuhë - Letërsi në Tiranë. Mbi 17 dorëshkrime të tij janë ndër më të njohura ku veçohen: " Këngët Popullore të Skraparit"- botim i vitit 1998,  "Toponimia pë 81 fshatrat e Skraparit" "Lace Backa" "Alush Grepcka" "Historiku i fshatit Munushtir" si dhe dorëshkrimi i 1980 "Historiku i fshatit Radësh" që pas 35 vitesh vjen në një libër tashmë, si një krenari i pasardhësve dhe vendasve. Neim Mustafaraj u nda nga jeta në vitin 1997.
Libri tanimë është në treg me çmim 800 lekë
©Corovoda Online