Barazim në Çorovodë. Skrapari - Olimpik përfundon me rezulatin 2:2. Golat vetëm pjesën e dytë

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Barazim në Çorovodë. Skrapari - Olimpik përfundon me rezulatin 2:2. Golat vetëm pjesën e dytë

Fatjon Kaloci
12.4.15
Brenda 45 minutave të dyta plot 4 gola në terrenin sportiv në Çorovodë ndërsa u luajt takimi Skrapari - Olimpik. Takimi nisi në orën 16:00 dhe u arbitrua nga arbiter kryesor Geisi Velcani. Pjesa e parë nuk dha shumë surpriza veçse një rezultati të barabartë në fund të kësaj pjese 0:0. Minuti i pare i pjesës se dyte do të shenonte golin e parë të vendasve por 15 minuta më vonë Olimpiku do të barazonte në 17:16 duke e cuar serisht lojen ne barazim 1:1. Në 17:27 Olimpiku do të shënonte serisht duke kaluar ne epërsi por nuk do të zgjaste shume dhe akordimi i një 11 metershi në favor të Skraparit do të shenonte golin e 2 për vendasit duke e cuar krejt takimin në 2:2. Skrapari kalon në kuotën e 13 pikëve ndërsa Olimpik në 10 pikë. Në arkivin tonë i referohemi 2010 kur asokohe për kompeticionin Kupa e Shqipërisë në 21 shtator 2010 ndeshja Skrapari - Olimpik përfundoi me rezulatin 3:1.
Edhe ky takim u mbulua në live Update me rezultate ne kohe reale në blogun tonë dhe në facebook
©Corovoda Online