Skrapar: Tatimorët sjellin rezultatet e para. Rritet numri i bizneseve të rregjistruara **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapar: Tatimorët sjellin rezultatet e para. Rritet numri i bizneseve të rregjistruara

Fatjon Kaloci
8.9.15
Ndonse vetëm në një javë prej fillimit të aksionit të kontrollit në terren nga ana e Tatimorëve të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Berat në bashkëpunim me disa struktura të tjera në Skrapar numri i bizneseve që i janë nënshtruar legjislacionit që kushtëzon aktivitet të rregjistruar tregtar ka shkuar në rritje. Rreth 20 janë subjektet që i janë drejtuar zyrës së Qëndrës Kombëtare të Rregjistrimit në Çorovodë gjatë kësaj jave të parë të shtatorit. Tatimorët prej ditësh po kryejnë kontrolle në Skrapar ku bizneseve u vihet afat për rregjistrim, për deklarimin e punonjësve të pasiguruar apo pajisjen me kasë fiskale dhe kupon tatimor për blerësit. Aksioni do të vijoj në afërsisht 300 ditë dhe përgjithësisht këto norma janë mirëpritur nga qytetarët ndonse ndërgjegjësimi është një proçes që kërkon kohë për implementim total, gjithësesi duket sikur gjithçka po shkon drejt ligjshmërisë së veprimeve.
©Corovoda Online