Koordinata X: Shprehja - Janë bërë si "Gratë e Prishtës" ka një përse. Ja të thënat **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: Shprehja - Janë bërë si "Gratë e Prishtës" ka një përse. Ja të thënat

Fatjon Kaloci
26.10.15
Si gratë (plakat) e Prishtës: Historia e kësaj shprehjeje është gjithashtu interesante. Gratë (Plakat) e Prishtës kishin shkuar për sebep në një fshat tjetër (në Dorëz). Ndërsa ishin duke drekuar, vjen një fëmijë i vogël. Djali hyn duke dihatur dhe kërkoi të zotin e shtëpisë. Del i zoti i shtëpisë dhe pyet djaloshin ç’kishte. Në qendër të fshatit Prishtë kishte krisur koburja dhe ishin vrarë disa burra. Tradita e kërkon që mos të thuhet lajmi i keq në mes të bukës. Pasi hëngrën, gratë u çuan një nga një për të larë duart. Atyre u shtinte me gjym e zonja e shtëpisë, së cilës i zoti ia kishte treguar historinë dhe ajo po ua përcillte secilës grua që lante duart. Secila nga gratë me të marrë lajmin nuk priste as për t’u përcjellë gjatë, por ikte shpejt e shqetësuar. Kështu shprehja “Si gratë (plakat) e Prishtës ka kuptimin: iki shpejt, fët e fët, iki me ngut. Thonë se këtë shprehje e ka krijuar për së pari Fatime Spahiu nga Dangëllia, martuar me Hysen Spahiun në Malind; është gjyshja e poetit tonë Xh. Spahiu. I ndrittë shpirti! Ku qëndron kleçka e kësaj shprehjeje: Tradita jonë e mikpritjes kërkon që pas larjes së duarve, miku hyn prapë në shtëpi dhe qëndron edhe pak. Pastaj kërkon leje nga i zoti i shtëpisë: “Tani na fal, or mik, për të mira e në gëzime të arçim” dhe çohet pavarësisht se nga goja e të zotit të shtëpisë dalin fjalët: Po dale, rrini dhe ca se shpejtë është! Pikërisht këtu ka qenë ngutja dhe nxitimi i grave që ato nuk u futën prapë në shtëpi. Mosrespektimi i zakonit bëri që populli të gdhendte shprehjen e mësipërme. Ideja është që normat dhe zakonet nuk shkelen çfarëdo arsye apo halli që të ndodhë. Sot kjo shprehje ka kuptimin: i bëj një vizitë të shpejtë, fët e fët, pa u zgjatur dikujt. Në mënyrë të zmadhuar: i zoti i shtëpisë të uron mirëseardhjen, ti i kërkon ndjesë (leje) për t’u larguar. shkon për të takuar dikë dhe sa shkon i thuaj: ika tani, mirupafshim..
© Corovoda Online / Shkrim postuar me të drejta nga Autori: Viktor Bakillari / Visare të Skraparit