Sport: Zhgënjen sërisht Skrapari. Një tjetër humbje e thellë. Mbyllet takimi Delvina - Skrapari **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Sport: Zhgënjen sërisht Skrapari. Një tjetër humbje e thellë. Mbyllet takimi Delvina - Skrapari

Fatjon Kaloci
18.10.15
Një rezultat tejet zhgënjyes ndërsa për të tretën javë radhazi Skrapari sërisht humbet. Këtë herë më thellë se kurrë duke prekur edhe historikun disavjeçar. Në një rezultat për t'u harruar Skrapari sot udhëtoi në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Grupit B kategoria e Dytë. Fillimisht ishte Guri që në minutën e Tretë do ta çonte Skraparin në epërsi por kjo epërsi zgjati deri në minutën e 10të ku Memeti barazoi për Delvinën madje 3 minuta më vonë dyfishoi duke kaluar në avantazh Delvina 2 - Skrapari 1. Një karton i verdhë për Skraparin në këto minuta për Skraparin dhe vetëm gola për Delvinë. Në minutën e 21 Hakarepi con në 3-1 rezultatin. Në të 41ën Cuno shënon dhe s'ka mbaruar asgje për pjesën e parë. Pasi Delvina  shënon sërisht në minutën e 43 përmes Kurti. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin e thellë 5 - 1. Kurti do të ndëshkohej me Karton të kuq në minutat shtesë të pjesës së parë. Pjesa e Dytë sërisht flet për Delvinën. Bilo shënon golin e 6të për Delvinën dhe takimi shkon në Delvina - Skrapari 6:1. Fatmirësisht goli i nderit për 45 minutshin e dytë për Skraparin erdhi në minutën e 85 ku Diko arrin të shënoj dhe çuar rezultatin 6:2
Po sot u luajtën edhe 4 takimet e tjera të javës që dhanë këto rezultate:
Delvina - Skrapari 6:2
Tepelena - Gramozi 1:1
Bilisht Sport - Memaliaj 2:0
Tomorri - Përmeti 2:0
Naftëtari - Domosdova 2:1

©Corovoda Online