Adresat: Nga viti 2016 nis procesi i ri verifikues. Ja disa detaje për Skraparin **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Adresat: Nga viti 2016 nis procesi i ri verifikues. Ja disa detaje për Skraparin

Fatjon Kaloci
5.12.15
Nëse do të postoni një letër dhe prisni një përgjigje, deri tani në qytetin e vogël të Çorovodës gjithçka është menaxhuar më së miri por kjo falë edhe njohjeve që qytetet e vogla ofrojnë. Nisur nga viti i ardhshëm një proçes verifikues pritet të ndodh derë më derë në Shqipëri duke azhornuar informacionet që Rregjistri Elektronik i Gjendjes Civile do të ketë. Këto do të synojnë edhe disa detyrime ligjore të deklarimit të së paku një adresë për ata të cilët mund të banojnë edhe në vende të tjera përveç gjendjes civile të bashkisë ku ndodhen zyrtarish. Gjithçka do të verifikohet edhe përmes shërbimit Ortofoto bërë nga ajri ku specifikohen kodet respektive të banesave në gjithë Shqipërinë. Procesi do të nis në 2016 dhe finalizohet në 2017 dhe në bashkëpunim me autoritetet vendore do të finalizohet edhe me vendosjen e tabelave respektive për Lagjet, Godinat, Rruget etj. Po për Skraparin cilat mund të jenë disa elementë që duhen mbajtur mend kur postoni apo prisni diçka me postë.
Çdo njësi administrative në Skrapar ka një Kod Postar. Për Shembull në Çorovodë Kodi Postar është 5401. Ndërsa ish-komunat numrin e fundit e kanë të ndryshëm. Në Çorovodë apartamentet kryesore kanë një kod 3 shifror banese/ godine. I famshmi 999 për ata të cilët nuk dihet banimi ka ekzistuar deri më parë dhe ndryshimi i ri verifikues pritet të saktësoj këtë element. Po ashtu disa elementë që mund tju ndihmojnë janë të famshmet Listat Zgjedhore. Si? Përkrah çdo liste dhe emrit tuaj ndodhet një Kod i cili fillon me 4 shifrat e lagjes ku banoni / apo qendrës së votimit Si shembull 021 3554 00 159 tre shifrat e para nënkuptojnë kodin e rrethit por në adresa postare kjo nuk ju nevojitet kater shifrat e dyta nënkuptojnë një lagje Tre shifrat e fundit nënkuptojnë Numrin e Godinës apo pallatit tuaj. Në Çorovodë ka 6  Lagjie:
Lagjia Çlirimi 3558
Lagjia Hasan Seitaj 3557
Lagjia Estref Caka 3555
Lagjia 2 Dhjetori 3556
Lagjia 5 Shtatori 3554
Lagjia e Re 3554/1
Rrugët mund ti shihni në azhornimet që Corovoda Online ka bërë në Google Maps kur afroheni në lokalitetin Corovodë. Janë më shumë se 27 emërtesa rrugësh apo dhe sheshesh që janë zyrtarisht në Çorovodë. Në Një Shembull Adresa Juaj duhet të jetë sipas Formatit:
Blerim Blermi
Rruga: "Mestan Ujaniku" Lagjia" 5 Shtatori" Ap 159 Kod Postar 5401 Çorovodë, Skrapar Albania
dhe sygjerohet edhe vendosja e një numri telefonik me standartin +3556x xx xxx xx
 në mënyrë që shërbimi juaj postar të jetë më korrekt
©Corovoda Online