Libri: Poeti i ri nga Skrapari sjell librin Aljad Bilimani me " Fjala e Lotit" **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Libri: Poeti i ri nga Skrapari sjell librin Aljad Bilimani me " Fjala e Lotit"

Fatjon Kaloci
19.12.15
Një botim i ri i shtëpisë botuese "Triptik" me titullin "Fjala e Lotit" është ai i radhës që i shtohet bibliotekës Skraparase nga autori Aljad Bilimani. Autori i lindur në 1991 në Helmës, Skrapar ka sjellë përmbledhjen e parë të tij poetike të konceptuar brenda një libri prej afro 100 faqesh me krijimet e tij. Melankolia dhe romanticizmi dominojnë në krijimet e autorit të ri nxitur këto mbase përveç krijimtarisë së dhuntisë së brendshme të autorit  mbase edhe nga largësia e shprehjes së emocioneve në vargje. Aljad Bilimani prej vitesh jeton në shtetin fqinj Greqi, dhe ky vit 2015 përkon me daljen e botimit të tij të parë në një përmbledhje poetike. Më herët në rrjete sociale video dhe foto me poezitë e autorit kanë qarkulluar në rrjet duke marrë simpatitë e para. Edhe Corovoda Online përkrah dhe përgëzon nismën e artit, nga skraparasi ynë Aljadi.
© Corovoda Online