Skrapar: T.A.P. zbret në investimet në Komunitet. Urat dhe mjedisi në Fokus **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapar: T.A.P. zbret në investimet në Komunitet. Urat dhe mjedisi në Fokus

Fatjon Kaloci
4.12.15
Prej disa ditësh tabela të gjera buzë disa rrugëve në Skrapar lajmërojnë në dygjuhësh hapin e radhës. Kështu prej ditësh Trans Adriatic Pipeline ka nisur investimet në funksion të shërbimeve të mira ndaj komunitetit. Pastrimi i shtrateve të përrenjve poshtë urave, heqja e inerteve, mbetjeve plastike dhe organike të cilat sidomos në periudhën e dimrit bëhen më të nevojshme për zonat ku kalon TAP janë në zhvillim në Skrapar. Veprimet po kryhen nga kontraktori i TAP Gener2 Sicilsaldo JV, me përfitues komunitetet lokale. Ndjeshmëria sensitive e mjedisit në këtë periudhë prag dimri ka dhënë edhe vlerësimet e para të komunitetit në pastrimin e zonave. Në imazh disa plane nga veprimet në terren të Gener2
© Corovoda Online