Sondazhi: Silva Caka shpallet Personaliteti i Vitit 2015 për Skraparin **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Sondazhi: Silva Caka shpallet Personaliteti i Vitit 2015 për Skraparin

Fatjon Kaloci
25.12.15
Edicioni i 5të i Sondazhit të përvitshëm vjetor që Organizon Corovoda Online përfundoi këtë 25 dhjetor 2015... Dhe fituesi është... , Silva Caka. Më herët në një sondim për ndjeksit tanë në rrjetet sociale, mendimi i komunitetit Online mbi personalitetin e Skraparit për vitin 2015 u dha përmes rrjetit Facebook. Numri i pëlqimeve për çdo garues, komentet dhe shpërndarja e imazhit ishin kritere të vlerësimit. Ndryshe nga vitet e tjera, për shkak të tërheqjes nga kandidimi të një prej nominimeve sondazhi qëndroi i vlefshëm për 9 nga dhjetë emrat e propozuar nga audienca jonë fillimin e sondazhit të blogut tonë. Përsonalitete nga fusha të ndryshme ishin emrat e nominuar edhe për këtë vit, me kushtin që emrat e propozuar të mos kenë qënë emra të propozuar në sondimet e mëhershme. Silva Caka rezulton më pëlqyeshmërinë më të lartë për ndjeksit tanë. Thjeshtësia, komunikimi, dhe mbi të gjitha roli aktiv i deputetes së re në legjislativin e 8të të Shqipërisë dukiet se kanë që arsyet e vlerësimit të qindra ndjeksve. Deputetja Caka më herët në tryezat e politikës pati një rol aktiv në 2015 në barazinë gjinore dhe kuotat e përfaqësimit të grave në kandidimet për vendimarrje veçanërisht në zgjedhjet lokale që patën partitë e ndryshme. Ajo është një zë aktiv në parlament dhe gjithnjë pranë vendlindjes së saj, Skraparit. E sotmja është dyfish ditë e veçantë për Silva Caka. Pasi pikërisht sot ajo feston ditëlindjen e saj. Thamë dyfish gëzim?! Gabuam! Në fakt, trefish pasi elementi i tretë i referohet 2 viteve të zgjedhjes së saj si Deputete në Kuvendin e Shqipërisë. Por kush është Silva Caka?
Ka lindur në Çorovodë në 25 dhjetor 1987, e diplomuar në fakultetin e Drejtësisë, vijuesja e një familje me vlera në Skrapar do të investonte në profesionalizmin e saj edhe në ndjekjen e studimeve Master në Diplomaci dhe Marrëdhenie Ndërkombëtare dhe shumë specializime të tjera. Kontributi i saj prej vitesh është dhënë në sektorë të ndryshëm ku ajo ka punuar. Ajo është Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun Berat duke përfaqësuar Skraparin, por përtej aspektit politik apo partiak theshtësia në takimet me çdo banor të zonës përtej politikës së vjetër të ndasive që ka ekzistuar ndër vite në Shqipëri, pikërisht ky faktor e ka bërë atë të veçantë. E nëse na duhet të përsërisim... Fituesi i Personalitetit të Vitit 2015 për Skraparin është Silva Caka.

REZULTATET:
Të dhënat e akumuluara nga votimi sipas kushteve të Corovoda Online në rrjetin Facebook. Data e mbylljes së Sondimit 25 dhjetor 2015:
Silva Caka
Pëlqime: 146 Komente: 14 Shpërndarje: 50
Fatjon Hysenbelliu
Pëlqime: 24 Komente: 3 Shpërndarje: 0
Lejla Zaimi
Pëlqime: 20 Komente: 2 Shpërndarje: 0
Haxhi Baba Edmond Brahimaj
Pëlqime: 20 Komente: 0 Shpërndarje: 0
Emir Qafa
Pëlqime: 8 Komente: 2 Shpërndarje: 0
Eglantina Gjermeni
Pëlqime: 7 Komente: 0 Shpërndarje: 0
Orges Qato
Pëlqime: 6 Komente: 0 Shpërndarje: 0
Kliton Gërxhani
Pëlqime: 5 Komente: Shpërndarje: 0
Nuri Çuni
Pëlqime: 4 Komente: 0 Shpërndarje: 0
Votat e vlefshme sipas kushteve të Corovoda Online u konsideruan (sikundër u njoftua më hërët vetëm për fotot brenda rrjetit Corovoda Online në Facebook) Rezultatet mund ti shihni në Albumin "Personaliteti i Vitit 2015 për Skraparin - facebook.com/Corovodaonline Çdo rezultat plus kësaj datë 25 dhjetor 2015 nuk ka vlerë rillogaritje.
FITUESIT E EDICIONEVE TË MËPARSHME
Edicioni i Parë: Ilir Meta
Edicioni i Dytë: Artan Hoxha
Edicioni i Tretë: Eraldo Musabelliu
Edicioni i Katërt: Sadik Xhaferri
Edicioni i Pestë: Silva Caka
EDICIONI I ARDHSHËM
Edhe vitin që vjen 2016, muaji mars do të jetë muaji ku do të priten propozimet tuaja në kontaktet tona elektronike në websitin Corovoda Online apo përmes rrjeteve zyrtare të Corovoda Online në Facebook, Twitter, Instagram, WhatsUp Në prill 2016 do të mësohen 10 emrat e kandidaturave. Mënyra e votimit do të jetë vetëm përmes rrjetit Facebook në Albumin për Personalitetin e Vitit për Skraparin
Corovoda Online falenderon të gjithë ndjeksit aktiv të Sondazhit të edicionit të këtij viti.

© Corovoda Online