Skrapari mes Natyrës: Lisi i Baba Fetahut në thesaret e radhës në Skrapar **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapari mes Natyrës: Lisi i Baba Fetahut në thesaret e radhës në Skrapar

Fatjon Kaloci
29.1.16
Dëshmitarët më të vjetër të bukurisë skraparase mbeten mes natyrës. E në vazhdën e postimeve në Ciklin "Skrapari mes Natyrës" Corovoda Online ndalet pemën 135 vjeçare. Lisi i Baba Fetahut lokalizohet në vendndodhje mes fshatrave Gostënckë dhe Grëmsh, në një lartësi që shkon në rreth 820 metra mbi nivelin e detit. Përbën një dru me trung dhe kurorë të veçantë me lartësi 14 metra, me një bukuri të veçantë dhe prehje të paqtë sidomos për besimtarët e besimit bektashi. Trungu i kësaj peme ka një diametër rreth 65 centimetra dhe moshë mbi 135 vjeçare. Ka vlera shkencore (biologjike), ekologjike, kulturore, fetare se lidhet me Baba Fetahun dhe turistike të karakterit vendor. E nëse ju ngacmojmë kuriozitetin për të shkuar atje, corovoda online ju sygjeron që në itinerar lëvizje të ndiqni segmentin rrugor rural Çorovodë – Gostënckë – Grëmsh dhe më pas duhet të ndinqi rrugën këmbësore.
© Corovoda Online
       
         
close