Skrapari mes Natyrës: Nga legjenda në bukurinë e natyrës Vrima e Dragoit FOTO **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapari mes Natyrës: Nga legjenda në bukurinë e natyrës Vrima e Dragoit FOTO

Fatjon Kaloci
24.1.16
Gjithkund mund të ndodhesh në Skrapar mes bukurive. Por nëse je këtu, këshilla e radhës e Ciklit Skrapari mes Natyrës e Corovoda Online është edhe të qënit pjesë e mijëravjeçareve legjenda, si kjo e radhës. E nëse nuk beson në to, kënaqu me bukuritë që të ofron Vrima e Dragoit. Zbresim pak në disa detaje të radhës në këtë bukuri të natyrës. Në Bogovë. Ajo ndodhet në të majtë të luginës së Osumit, pak më sipër ujëvarës së burimit të Bogovës, në lartësinë 321 metra mbi nivelin e detit. Ka formën e një galerie horizontale, sipër asaj të burimit, por në brendësi të tyre komunikojnë me një sifon. Gjatësia e kësaj galerie është rreth 60 metra, por ka degëzime, ndër të cilat më e madhja arrin deri në 100 m dhe më tej vazhdon, por galeria është e ngushtë dhe e pakalueshme. Eksplorimi i saj është bërë nga speleologët italianë të “Puglia Grotte” dhe “Dauno” në vitin 1995. Gjatë stinës së dimrit, kur sasia e reshjeve rritet, ujërat që depërtojnë në brendësi të shkëmbinjve të malit të Kulmakut arrijnë në pellgun e burimit të Bogovës. Dalja e katij burimi nuk e përballon gjithë sasinë e ujit, ndaj sifoni mbushet dhe uji rrjedh përgjatë galerisë së sipërme dhe del me trysni në Vrimën e Dragoit, ashtu si në legjendë që Dragoi nxjerr flakë nga goja. Ka mjaft raste kur së bashku me ujin dalin edhe fruta të egra të pyllit, ose opinga e shapka që i hedhin barinjtë në sterrat e malit të Kulmakës. Për të shkuar tek monumenti duhet të ndjekin rrugën Berat - Çorovodë deri në Bogovë, por për të shkuar deri atje ju duhet të ecni pakës në këmbë. E si këshilltarë të pushimit tuaj, corovoda online nuk ka sesi të mos ju përmend: Aparatet Fotografike veçanërisht nëse vizita juaj ndodh sapo ka hyrë gjelbërimi... Mes legjendës edhe ti!
© Corovoda Online