Në fund muajin Maj 2016, Këshilli Bashkiak Skrapar ka miratuar ndryshimin e tariifave të ujit të pijshëm veçanërisht për komunat dhe fshatrat. Uji si një mall konsumi shpeshherë ndër vite më parë në mentalitetin e banorëve është shmangur jo në pak raste në pagesa. Por si çdo mall e shërbim edhe investimet për dhe ndaj tij kërkojnë edhe bashkëveprimin e komunitetit. Sipas vendimit të Këshillit Bashkiak, simbolikisht shifrat janë modeste për këtë shërbim, por autoriteti vendor për tarifën ka marrë parasysh edhe elementet financiar të zonave duke i ardhur në krah veçanërisht komuniteteve që jetojnë në zonat rurale. Sipas këtij vendimi, tarifa vendoset për familje.
Familja që banon në ish-komuna apo fshatra në rast se furnizohen me ujë të pijshëm nga sisteme tubacionesh ujësjellëse (të ndërtuara ndër vite nga shteti apo autoritetet vendore) do të paguajnë çdo muaj 350 lek / për familje
Familja që banon në ish-komuna apo fshatra në rast se furnizohen me ujë nga natyrore ( pavarësisht faktit se mund të kenë berë investime të tyre) duhet të pagojnë 500 lek për familje në gjithë vitin.© Corovoda Online