Hero - Anjeza Sakaj **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Hero - Anjeza Sakaj

Fatjon Kaloci
9.7.16
Hero.

E përkundi loti djepin,
heshtja treti gjithçka,
Diku në një tjetër sofër,
e njëjta fatkeqësi prapë ra.

E sotmja u terr në dhimbje,
e nesërmja të sotmen vajton,
një tjetër fëmijë jetim,
një tjetër "Atë" që nga lufta shkon.

Deri para pak orësh ish bir,
bashkëshort, vëlla ...
tani një dëshmor kombi,
dhe plaga që në shpirt nënës i la.

Shtrëngon në gji foshnjen gruaja,
e në shpirt veç mallkon,
plumbat dhe minat e mallkuara
që ëndrrat i'a kthyen në horrorr...

U mbyllën dyert e lumturisë,
për një tjetër familje të re,
djali do rritet pa babë
këtë fjalë ai kurrë s'do e shpreh...

Me thonj çjerrë vetveten jeta,
duke kuptuar se vetë shpesh është e padrejtë,
po ç'e do nuk fshihet e vërteta
dhimbja që shkaktoi nuk hesht lehtë.

Ulërijnë shpirtrat e trazuar,
nga dhimbjet, vuajtjet nga padrejtësia,
i gjakosur endet gërmadhave shpirti i lënduar,
kërkon të zbuloj ku fshihet lumturia.

Si pëllumbi në skaje fluturon
të kapi një çast dashurinë
Por tashmë ai ka shkuar
atje ku veç engjëjt rrinë.

Një tjetër lot derdhur nga sytë pa faj
një tjetër lapidar i ngritur sot
ki mirësinë dhe më thuaj o zot
kur do ndaloj gjithë kjo rrëmujë në botë?

Corovoda Online / Anjeza Sakaj