Një figurë e rëndësishme e Skraparit dhe njëherësh i vlerësuar me titullin e lartë " Qytetar Nderi i Bashkisë Skrapar" mori nderimet e fundit sot më 31 Korrik 2016. Homazhe u zhvilluan në Tiranë paraditen e sotme ndërsa qindra miq, të afërt e kolegë nderuan kujtimin e tij. Ai u nda në moshën 96 vjeçare. Por kush ishte Skënder Malindi?. Corovoda Online jep një përshkrim të shkurtër të intelektualit dhe ushtarakut të lartë duke dashur të përjetësojmë kujtimin dhe veprën e tij.
Corovoda Online
Skënder Malindi lindi në 5 Qershor 1920 në fshatin Malind, Skrapar. Shkollën fillore e kreu në Konviktin Krahinor të Vërzhezhës. Mësimet e mesme i mori në gjimnazin e Tiranës (1931-1937). Studimet do ti ndiqte në shkollën ushtarake në Milano - Itali. Por kur në 1940 në Itali do diplomohej si Oficer i lartë në ceremoninë e diplomimit ai nuk pranoi të ngrinte Flamurin Italian duke deklaruar se ai nuk ishte flamuri i kombit të tij, shkak ky që çoi në përjashtimin nga shkolla ushtarake italiane. U rikthye në fshatin e lindjes i shndërruar në 1941 në arenë luftimesh nga italianët dhe grekët. Këta të fundit pasi morrën vesh se ishte edukuar në shkollë ushtarake italiane e arrestuan dhe internuan në Greqi në një pjesë ishull kufi me Turqinë, Ishulli Metilin ( Lesho) .Në vijim Corovoda Online publikon një material video të Shator 2013 ku gjatë një eventi me rastin e Ditës së Çlirimit të Beratit, në fjalën e rastit flet Skënder Malindi.
Me ardhjen e okupatorit gjerman dhe pushtimin e Greqisë të gjithë robërit shqipëtarë në burgjet greke u liruan dhe ndër t'a edhe Skënder Malindi. Me rikthimin në atdhe dhe nisjen e lëvizjes Anti Fashiste në Shqipëri ai vë kontakte me udhëheqsit e tjerë të luftës në Skrapar si Mestan Ujaniku, Kahreman Ylli, Gjin Marku etj, ku u aktivizua në organizimin e luftës në rrethin e Skraparit. Në vitin 1943 caktohet Komandant i Çetës në Çepan, Skrapar. Në 20 shtator 1943 ai do të ishte Komandanti i Batalionit " Margarita Tutulani".
Në operacionin e dimrit 1943 - 1944 plagoset rëndë në luftimet që u kryen në Paraspuar, Berat. Edhe përse i plagosur caktohet Komandant i Batalionit të Parë të Brigadës së VII-të Sulmuese. Plagosja e rëndë në Shtator 1944 e detyron të shkoj për kurim në Itali.Pas kësaj dërgohet për studime në Akademinë " Frunze" ish-Bashkimi Sovjetik. Me rikthimin në atdhe emërohet në Drejtorinë Operative të Shtabit të Përgjithshëm. Edhe përsë një personalitet në Shqipërinë e emrave të artë që bënë luftën për çlirim, rreth viteve 1974 - 1975 ai do të ndëshkohej nga regjimi me mos dhënien e gradës gjeneral kjo pasi djali i tij, I.Malindi u burgos.
Corovoda Online