Koordinata X: Harta e 1916 zgjon "mistere" skraparase me emërtesat e saj **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: Harta e 1916 zgjon "mistere" skraparase me emërtesat e saj

Fatjon Kaloci
9.7.16
Një imazh i shkëputur nga botimi "Albania e regioni contermini del Montenegro, Serbia e Grecia" ( Shqipëria dhe rajonet kufitare të Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë) me autor Achille D'Ardano paraqet një hartë të vitit 1916 ku shfaqen dukshëm edhe disa emërtesa të njohura të Skraparit por me misterin e tyre. Sipas Studiuesit Besim Dervishi kjo është e vetmja hartë ku tregohen dy pikat ekstreme të Malit të Tomorrit. Harta si tregues emertesash ka edhe lartësitë në metra mbi nivel deti. Sikundërse mund të shihet të qarkuara me të kuqe janë dy lartësitë 2418 metra që në Hartë i referohet termit Maja Tomorista dhe që shoqërohet me emërtesën zonale të shtrirjes si Stradomi Tomorrit. Në përshkrimin referues studiuesi Besim Dervishi citon se historiani i njohur Perikli Ikonomi ka thënë se një ndër kuptimet që mund të ketë termi "Stradomi Tomorrit" mund të jetë i ngjashëm me termin "Shtëpia e Saturnit apo Zeusit" por përtej kësaj lihet të kuptohet se mund të ketë edhe kuptime të tjera të ndryshme nga kjo... Në Hartë një qarkim i dytë është bërë për të theksuar edhe lartësinë 2396 metra që ndryshe nga e para që ndodhej në veri kjo e dyta ndodhet në jug dhe shoqërohet me emërtesën përshkruese "Tomoritsa Abbas Ali". Gjithashtu në imazh shihen edhe emërtime të ngjashme me aktualen që tregojnë në një sens vërtetësinë përcaktuese të kësaj harte, të tilla emërtime janë si Ojanik ( i ngjashëm me Ujanik ) Zaloshgne ( i ngjashëm me Zaloshnje ) Capinova ( e ngjashme me Kapinovë ) David ( e ngjashme me Davidh ) dhe emërtesa të tjera rajonale të qarkut.
Corovoda Online / Besim Dervishi / Imazhi Përpunim Grafik