
Temperamenti i Skraparasve
1. Skraparasit janë trima, kurajozë, guximtarë.
2. Skraparasit kanë mprehtësi natyrale dhe talent por janë njëkohësisht edhe dembelë.
3. Skraparasit në dukje janë tolerantë, të matur por kanë momente shpërthimi.
4. Skraparasit janë tepër të kujdesshëm kur flasin në prani të femrave, por jo të tillë kur janë në ambjente mashkullore.
5. Skraparasit janë shumë krenar por shpesh kapadainj.
6. Skraparasit janë më shumë sesa duhet mikpritës, bujarë, të përzemërt, humanë, të afërt.
7. Skraparasit konsiderohen shumë kuriozë për të ditur gjithçka.
8. Skraparasit më shumë vlerësojnë tolerancën sesa korrektësinë.
9. Skraparasit kanë natyrë euforike që e tregojnë në çdo rast entuziazmin, krenarinë dhe nxitimin.
10. Skraparasit nuk janë abuzues me besimin e tjetrit.
11. Skraparasit janë më tepër fanatikë ndaj diçkaje sesa besnikë.
12. Skraparasit nuk janë hipokritë, në kontaktin e parë me ta shfaqen komplomentarë, duargjerë, me lëvdata.
13. Skraparasit janë shumë nostalgjikë por shpesh edhe utopistë.