Libri më i ri: Gjergji Qafoku sjell "Varf Iliazi" librin kushtuar Dervish Iljaz Qafoku -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Libri më i ri: Gjergji Qafoku sjell "Varf Iliazi" librin kushtuar Dervish Iljaz Qafoku

Fatjon Kaloci
14.7.16
Autori dhe njëherësh studiuesi Gjergji Qafoku pritet të nxjerrë në qarkullim librin me titull "Varf Iliazi". Libri pritet me interes veçanërisht pas librit të parë të këtij autori, me mjaft fakte dhe të dhëna të botimit të tij të parë interesi i lexuesit pritet të jetë më i lartë mbi risitë e këtij botimi. Libri pritet të jetë një botim i shtëpisë botuese "AlbPAPER" dhe do të kushtoj 700 lek ndërsa në morinë e faqeve të tij figura shumëdimensionale e Dervish Iljaz Qafoku do të shihet nga lexuesi jo vetëm nga aspekti i religjionit por edhe në dimensionet humaniste, patriote, arsimdashëse etj. Autori, në vitin 2013 është botuesi i parë i librit të parë të plotë dhe autentik me titull "Dervish Iliazi".  Nga parathënia e atij libri shkëpusim një fragment ku njohim disi punën e autorit: "Gjithshka që kam shkruar e shkruajta në “emër të tij” dhe vetëm për të. Shkruajta në emër të familjes, miqve e dashamirësve. Shkruajta në emër jetës. Në emër të së vërtetës. Në emër të së mirës dhe humanizmit. Në emër të Bektashizmit dhe gjithë besimtarëve." - thuhet ndër të tjera në parathënien e librit të parë të autorit botuar në vitin 2013.
Corovoda Online / Në imazh Kopertina e librit të ri që pritet të dali në botim "Varf Iliazi" / burimi rrjet social / Gjergji Qafoku