Pa ty mos mbeça - Vojsava Nelo **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Pa ty mos mbeça - Vojsava Nelo

Fatjon Kaloci
9.7.16
Pa ty mos mbeça!

As zgjuar,
as fjetur,
përhumbur diku...
në ca trajta zhytur,
në ca hapësira blu.

Ca vende të papara.
Të pashkelura kurrë.
Ndjesi të paprekura
me shije të rrallë.
Mbuluar e tëra
me margaritarë,
krejtësisht e magjepsur.
O muzë!
O djall!
Jo. Jo.
Sirenë e bukur
zemrash. Pa ty, mos mbeça,
asnjë minutë e gjallë!

Corovoda Online / Vojsava Nelo