Përbërësit:
Qumësht ( 1.5 deri në 2 litra )
Vezë ( 8 kokrra ) vezë fshati të freskta
Miell ( 1 deri në 2 lugë gjelle )
Niseshte ( 1 lugë gjelle )
Gjalp ( 3 deri në 4 lugë gjelle )
Përgatitja:
Hedhim tek qumeshti vezët ( duke lënë mënjanë 4 të verdha pasi do na duhen më vonë) më pas hedhim miellin dhe niseshten dhe masën e trazojmë mirë. E vendosim në zjarr sa të marr valë e të trashet pak. Kur arrin kjo, e heqim nga zjarri dhe shtojmë dhe gjalpin.
Hapim një petë lakrori (si petët e zakonshme por vetëm pak më e trashë jo e tërhollur fort ) e vendosim në tepsi dhe sipër saj hedhim masën që krijuam më siper me qumështin dhe vezët e miellin e niseshtenë. Pasi e hedhim gjithë masën, përsipër hapim me lugë 4 të verdhat e vezëve që i lamë mënjanë në hapin e parë. Tepsinë e fusim në furrë për ta pjekur në temperaturën 190 - 200 gradë.
Ju bëftë mirë!
Corovoda Online / Luljeta Myzyri