Roshnica: Pulë Fshati me thërrime - Në Kuzhinë me Luljetën... **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Roshnica: Pulë Fshati me thërrime - Në Kuzhinë me Luljetën...

Fatjon Kaloci
8.7.16
Përbërësit:
Pulë ose Zog Fshati ( 1 mesatar)
Miell ( sa 3 lugë gjelle )
Vezë ( 1 kokërr )
Gjalpë ( sa 1 deri në 2 lugë gjelle )
Hudhra ( 3 deri në 4 thelpinj )
Kripë, Lëng Limoni, Vaj

Përgatitja:
Vendosim pulën të ziejë në një enë me ujë, kripë, dhe pak vaj gjelle (sepse e mban mishin të butë ).
Në një tas, hedhim 3 lugë miell dhe 1 kokërr vezë, e bëjmë brumë jo të ujshëm. Brumin e ndajmë në copa-copa dhe e fërkojmë me duar. Në një tigan hedhim gjalpin dhe copat e brumit, i rrotullojmë dy- tre herë dhe e heqim anash tiganin ose për shpejtësi i hedhim në një pjatë të ftohen pak dhe i fërkojme me duar, veprojmë kështu derisa të dalin thërrime të vogla si kokërriza.
Heqim thelat e pulës dhe tek lëngu ku ajo zjeu hedhim thërrimet dhe hurdhërat e shtypura. Shtrydhim pak limon dhe i lëmë të ziejnë sa të jenë gati.
Ju bëftë mirë!

Corovoda Online / Luljeta Myzyri