Ti erdhe mbrëmë...
Në dhomë dëgjohej vetëm një frymëmarrje
Ngjitej në supin tim dhe preku kraharorin
Një afsh i ngrohtë mbeti vatër zjarri
Corovoda Online / Enerieta Sina
Në dhomë dëgjohej vetëm një frymëmarrje
Ngjitej në supin tim dhe preku kraharorin
Një afsh i ngrohtë mbeti vatër zjarri
Mbi jastëk, nata u ul me errësirën
Një refleks drite më hapi sytë
Ishin xixëllonjat pranverës larguar
Në dhomë dëgjoheshin fjalë
Gërmëzuar pikonin në fytyrën time
Dy buzë i frynin zjarrit të mos shuhej
Mbi errësirën qëndroje shumë larg
Si një meteorë që s’dihej pse luaje
Me sy dhe buzë, brenda zemrës
Ishe kthyer shpirt për të vërtetën
Për atë që rrallë e gjen në jetë
Mbrëmë ti jetë ishe për mua...
Një refleks drite më hapi sytë
Ishin xixëllonjat pranverës larguar
Në dhomë dëgjoheshin fjalë
Gërmëzuar pikonin në fytyrën time
Dy buzë i frynin zjarrit të mos shuhej
Mbi errësirën qëndroje shumë larg
Si një meteorë që s’dihej pse luaje
Me sy dhe buzë, brenda zemrës
Ishe kthyer shpirt për të vërtetën
Për atë që rrallë e gjen në jetë
Mbrëmë ti jetë ishe për mua...
Corovoda Online / Enerieta Sina