Për të dytin vit, rikthehet festa në malin e Tomorrit. Aktiviteti që do të mbaj emrin "Tomorr Monutain Festival" do të mbahet mes datave 16 - 18 shtator 2016. Organizatorët përmes rrjeteve sociale e parashohin më të madhe festën e këtij viti.
"Tomorr Mountain Festival" është një aktivitet ndërkombëtar që zhvillohet
në Malin e Tomorrit. Projekt synon promovimin e Malit të Tomorit dhe
të sportove malore ku një ndër qëllimet kryesore është promovimi nëpërmjet një game të gjerë aktivitetesh nën një tjetër
Dimension, atë turistik për shqiptarët dhe të huajt. Gjatë ditëve të mbajtjes së "Tomorr Mountain Festival" do të ketë
disa nën aktivitete që do të zhvillohen në 3 ditë: si joga, paraglide,
hiking, muzikë; shfaqje të filmave autor ( tematike garë; sporti etj... ) festë;
sporte; muzikë; piknik; lojra; kamping; Dj; stane etj. Një pikë shumë
e rëndësishme e këtij aktiviteti janë dy garat që do të zhvillohen në
dy ditë: Cross Country dhe Downhill për të gjithë të apasionuarit e
biçikletave të malit.
Corovoda Online
Corovoda Online