"Ndërsa Pompei po përshkonte Greqinë, fantazma e Xhulias ju shfaq atij në ëndërr duke i parashikuar natyrën shkatërruese të Luftës. Pompei mbërrin në Epir.". Kështu nis edhe kjo ndalesë e Koordinata X dhe Corovoda Online duke u përpjekur të njohim sado pak me atë se çfarë mund ta bashkoj historinë me pakës Skrapar në të. Në fakt për të qënë më real, është emri i vjetër i Osumit, Apssus ai që do të sjellë vëmendjen tuaj në këtë shkrim të Lucano. Shohim më poshtë, disa fragmente të përzgjedhura nga ne duke iu përmbajtur disi edhe fokusit lokal të blogut tonë. Theksojmë se fragmentet janë të shkëputura nga njëra tjera dhe teskti referues i yni i përket një materiali të 1627.
Corovoda Online
"Apsus një lumë në Iliri tani quhet Crevasta, derdhet në detin Jon. Periudha e luftës, kur rivalët takuan njëri tjetrin, i referohet Luftës Civile BIII. Cezar duke gjetur rrugën për Durrahchium (Durrësin) që e kishte nën zotërim Pompei, nuk e kishte me shumë ngut, por i kapur nga Lumi Apsus, në territorin e Apollonisë, që shtetet që e kishin dëshiruar mbështetjen nga trupat dhe forcat e tij,të ishin të sigurta për mbrojtjen prej tij, dhe këtë ai e zgjidhi duke pritur mbërritjen e legionit tjetër nga Italia, dhe për të dimëruar (kaluar dimrin) nën çadra. Pompei bëri të njëjtën gjë, dhe e ngriti kampin e tij, në anën tjetër të lumit Apsus, duke i mbledhur aty të gjithë forcat (trupat) dhe ndihmat."
"Secili prej tyre përshtati një plan të ndryshëm: Cezari që të formonte bashkimin me Antony sa më shpejt të mundej, Pompei të kundërshtonte frocat e Antonit në ecjen drejt Cezarit dhe nese do ta kishte të mundur ti kapte ata në befasi.Dhe në të njëjtën ditë, të dy i nxorrën trupat (forcat) e tyre nga kampet dimërore gjatë lumit Apsus, Pompei fshehurazi gjatë natës, Cezari dukshëm gjatë ditës. Por Cezari duhej të bënte një rrugë (distancë) më të gjatë përgjatë lumit, për të gjetur një va (vau i lumit kalim i cekët). "
"Rajoni do të ishte i pari që do të shihte gjeneralët të ngrinin kampet e tyre, një tek i rrëmbyeshmi Genesius dhe një tek më i sjellshmi Apsus. rrethuar nga pasuritë e tyre. Fakti që Apsus të ishte i mundur të mbante anije ishte të qënit pa prurje, kishte rrymë të avashtë, ishte bosh..."
Corovoda Online