Çorovoda - 77 Vjet Çlirim - Çlirimi i Çorovodës së 1942' gjeti pasqyrim edhe në mediat e ndryshme **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Çorovoda - 77 Vjet Çlirim - Çlirimi i Çorovodës së 1942' gjeti pasqyrim edhe në mediat e ndryshme

Fatjon Kaloci
2.9.16
Në këtë seri postimesh Speciale të Corovoda Online në kuadër të 77-Vjetorit  kornizojmë shkurtimisht edhe lidhur me përhapjen informacionale që pati ky zhvillim ne vend e më gjerë. Jehona e aksionit mbërriti deri në Pezë ku ishte duke u zhvilluar Konferenca e Pezës. Madje në rezolucionin e saj thuhej: "Në Skraparin e Riza Cerovës çeta partizane po zë milicë e karabinierë me dyzina dhe po çarmatos oficerët e tyre."
 
Çlirimi i Çorovodës pati jehonë jo vetëm brenda vëndit por edhe jashtë në arenën ndërkombëtare. Për të folën radio BBC e Londrës, Radio Roma, Berlini etj,. Kurse në gazetën "Zëri i Popullit" në tetor 1942 theksohej për këtë aksion: "Çeta partizane e Skraparit po ndjek gjurmët e Rizait, të Avniut e Ali Kelmendit, po mobilizon burrat e malit për çlirimin e atdheut nga thundra e ndytë e okupatorit"
.

Çlirimi i Çorovodës pati një jehonë të madhe sepse ngriti në një shkallë më të lartë moralin dhe bindjen e popullit në mbarë vendin për fitoren mbi fashizmin, për drejtësinë e qëllimeve që kishte lufta partizane, u krijua besimi në popull se fashizmi me luftë të vendosur, me solidaritet e moral të lartë mund të thyhej përfundimisht.

Çlirimi i Çorovodës shënoi falimentimin politik e ushtarak të pushtuesve e tradhëtarëve sepse ata nuk mundën më të sillnin administratën e tyre në Skrapar edhe pse organizuan disa operacione te tjerë.


Corovoda Online / Fatjon Kaloçi