Çorovoda - 78 Vjet Çlirim - Ku u hartua plani për Çlirimin e Çorovodës? Mitingu i Festës së Çlirimit **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Çorovoda - 78 Vjet Çlirim - Ku u hartua plani për Çlirimin e Çorovodës? Mitingu i Festës së Çlirimit

Fatjon Kaloci
2.9.20
Corovoda Online në këtë speciale  risjell një mori artikujsh dedikuar 78 vjet Çlirim të Çorovodës.
Forcat Partizane dhe Vullnetare kishin fituar tashmë besimin pas poshtërimit që i bënë Xhaf Balit dhe forcave armike. Corovoda Online veçon se më 3 shtator 1942, partizanët dhe forcat vullnetare duke u mbledhur në shtëpinë e atdhetarit të shquar Sinan Leshnja, hartuan planin e sulmit për shpartallimin e forcave fashiste e çlirimin e Çorovodës. Kjo çetë bëri që në popullin atdhetar të Skraparit të ngjalleshin traditat patriotike të tij. Armiku po shikonte sesi Tomorri, Ostrovica, Ramija, Taronina e Tënda e Qypit ku kishin luftuar Riza Cerova, Muço Kapinova, Servet Zaloshnja, Ali Farmaqi (Çepani), Myrto Cerova etj., po bëheshin çerdhe shqiponjash partizane ku si rezultat i kësaj pune në popull, radhët e tyre u shtuan saqë në krah të tyre u rrjeshtua i gjithë populli i Skraparit.
4 shtator 1942 efektivi i çetës dhe forcat vullnetare që kishin arritur në rreth 1 000 vetë, nisur nga situatat e krijuar, komanda e çetës vendosi që me një pjesë të forcave të rrethohej armiku në Radësh kurse me forcat kryesore të sulmohej e të çlirohej Çorovoda. Mbas luftimesh të përgjakshme, me shpartallimin e batalionit të 10-të të milicisë fashiste, në pasditen e 5 shtatorit 1942, në Çorovodë u mbajt mitingu i parë i festës së Çlirimit të një qyteti në Shqipëri. Ky miting u mbajt aty ku sot ndodhet sheshi qëndror i Çorovodës. Thuajse çdo element pasuror i aspektit material që iu kap pushtuesve iu shpërnda popullit të mbledhur nga çdo skaj i Skraparit

       
         
close