Rruga Skrapar - Korçë. Projekti është në fazë Studimi. Investimi mund të bëhet brenda 2 vitesh **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Rruga Skrapar - Korçë. Projekti është në fazë Studimi. Investimi mund të bëhet brenda 2 vitesh

Fatjon Kaloci
6.9.16
Imazh me karakter ilustrues
Burime për Corovoda Online thanë më herët se një projekt studimor, mbi së paku 30 kilometër rrugë, është duke u kryer në terren. Rruga e re do të synoj të lidh në komunikim automobilistik Skraparin me Korçën, dhe do të jenë kompanitë e kontraktuara të Trans Adriatic Pipeline (T.A.P.) që do implementojnë projektin. Nuk ka raport zyrtar por besohet se projekti vjen si rezultat i investimit në favor të komunitetit që kompanitë e mëdha kanë në projekte. Të njëjtat burime thanë se fillimisht ishte menduar një zonë tjetër ku do të investohej por më pas është zgjedhur aksi Skrapar - Korçë. Deri diku investimi është kryer por mbetet një segment i vështirë prej së paku 18 kilometër ku nevojitet krijimi i një rruge të re. Nëse ky projekt do të implementohet kjo do të jetë nyje mjaft e favorshme për Skraparin i cili nuk do të ketë vetëm Beratin me të cilin lidhej në rrugë nacionale por edhe Korçën
Corovoda Online / Lajmi Jozyrtar / Imazhi me karakter ilustrues
       
         
close