Policia ka shpërndarë zyrtarisht një informacion paraprak lidhur me një ngjarje të ndodhur mbremjen e djeshme 4 tetor 2016 në Poliçan. Sipas lajmit rreth orës 19:30, në lagjen "Kalluç" një shtetas me inicialet N.P, 32 vjeç, banues në fshatin Kalluç, Poliçan, dyshohet se ka
goditur me thikë shtetasin B.B, 66 vjeç, banues në fshatin Kalluç. Si
pasojë shtetasi B.B ka humbur jetën. Menjëherë në vendngjarje kanë
shkuar shërbimet e policisë të cilat kanë bërë të mundur arrestimin e
autorit të dyshuar shtetasit N.P. Dyshohet se shkaku i kësaj
ngjarje ka ardhur si pasojë e një grindje për motive të dobëta. Vijon
puna e policisë për sqarimin e mëtejshem të rrethanave të ngjarjes.
Informacion paraprak.- përfundon komunikimi zyrtar për informacionin paraprak të Komisariatit Skrapar mbi këtë ngjarje.
Corovoda Online