Rama në Skrapar - Rruga lidhëse me Korçën do t'i japë Skraparit më tepër mundësi. Rama takon në Munushtir fermerët e zonës **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Rama në Skrapar - Rruga lidhëse me Korçën do t'i japë Skraparit më tepër mundësi. Rama takon në Munushtir fermerët e zonës

Fatjon Kaloci
29.10.16
12:30 - Kryeministri Edi Rama për pak minuta gjatë mesditës së bashku me Kryetarin e Bashkisë Skrapar Nesim Spahiu gjatë ecjes panë ndryshimet bashkokohore që po i bëhen qëndrës së Çorovodës në kuadër të projektit Rilindja Urbane. I shoqëruar nga deputë të Qarkut Berat, Rama pa sesi po ndryshon qëndra urbane e qytetit të vogël dhe u njoh me idetë zhvillimore të punimeve të ndryshme.
13:00 - Në fshatin Munushtir Rama u prit në një bashkëbisedim të hapur me Fermerë të zonës së Skraparit. Fjala hapëse e takimit u mbajt nga Deputeti Fidel Ylli i cili theksoi investimet e shumta që i janë kthyer Skraparit në qeverisjen e majte. Kreu i Bashkisë Skrapar Nesim Spahiu u fokusua në projektet e shumta që po ndodhin në Skrapar dhe vëmendjen e Bashkisë në ndihmë të projekteve të fermerëve të zonës, ku krahas shumë subvencioneve në bujqësi kërkoi që edhe pjesa e pa fituar e këtyre fermerve  nga aplikimet për subvencione të munden ti celen fermereve që ende nuk e kanë përfituar këtë ndihmë, ku Rama theksoi se edhe kjo pjesë do të subvencionohet. Spahiu theksoi se si rezultat i projekteve të shumta kjo zonë po arrin të ketë në Çorovodë shtëpi që qeraja po shkon nga 25 000 deri 30 000 në muaj tregues ky se zona ka kërkesa të larta dhe ndikuese në ekonominë lokale. Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij theksoi rëndësinë e investimeve në zonën e Skraparit duke theksuar se kjo Zonë ka Kanionet më të bukura dhe vizitorët apo turistët duhet të kenë një infrastrukturë bashkohore. Rama theksoi se rruga me Korçën do të mundësoj që në afro 50 minuta zonat të komunikojnë në një rrugë të re automobilistike. Fermerët nuk paguajnë taksa dhe kjo duhet të nxis vetë fermerët që të prodhojnë në një treg të mirëorganizuar me pika grumbulluese për garantimin e shitjes së produkteve. Edhe Bletaria do të ketë vëmendje në këtë aspekt. Rama nuk la pa "ironizuar" kreun aktual të PD Lulzim Basha me nismat e çuditshme ku i thuhet fermerve se do tu jepet 100 000 000 euro pa dokumenta, pa NIPT ( Numër Identifikues Personal Tregtar) Sipas Ramës Skraparasit bëjnë mirë që ende e dinë se PD ka kryetar Sali Berishën dhe se nuk e kanë keq por insitoi të mos u besojnë gënjeshtrave. Më tej takimi kaloi në diskutime me të pranishmit. Takimi u mbyll rreth orës 14:30 ndërsa axhenda e takimeve pasdite do ti kushtohet një takimi rreth orës 16:00 me 2 Asambletë Socialiste për Bashkitë Skrapar dhe Poliçan që priten të zgjasin rreth 60 minuta.


THEKSOJMË:
EDI RAMA: Çorovoda është një qytet i vogël i pozicionuar bukur por vetëm qytet nuk mund të quhej, një konvikt. Njerëzit nuk kishin mundësi të ndiheshin familje në një mjedis që rrezaton të qenit pjesë e Europës. Investimi në këtë qytet është edhe ajo që sjell mbrapa si ekonomi. Beteja për zhvillim dhe për progres e çdo shoqërie ka qenë e lidhur me zhvillimin e qytetit dhe qendrës së çdo komuniteti. Ja ku jemi sot falë kësaj reforme në një proces që do të jetë shumë i shpejtë sepse për pak kohë mbaron Çorovoda. Do ndërtohet në çdo njësi administrative hapësira. Është një domosdoshmëri për të pasur jetë sociale

THEKSOJMË:

EDI RAMA: "Që tani ka filluar efekti zinxhir nga Berati këtu në Skrapar, por na duhet edhe efekti  nga Korça. Nëse ne në Korçë sot kemi një impakt marramendës nga pikëpamja e zhvillimit ekonomik dhe turistëve të shumtë, shumë shpejt do të vijë dita që edhe këtu të duan të marrin dhoma për të qëndruar një natë për qëllime turizmi. Turistët vijnë dhe do duan të shijojnë produktet bujqësore të zonës dhe në këtë mënyrë turizmi zhvillon edhe bujqësinë"
Corovoda Online / Imazhet Live TV