Reagimi: "Bylmez" Lulzim Basha i kundërpërgjigjet Ramës përmes Facebook pas takimit në Skrapar **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Reagimi: "Bylmez" Lulzim Basha i kundërpërgjigjet Ramës përmes Facebook pas takimit në Skrapar

Fatjon Kaloci
29.10.16
Imazh - Foto Web / Facebook
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas fjalës publikë që Edi Rama mbajti më herët mesditën e së shtunës 29 tetor 2016 në Skrapar. Përmes rrjetit social facebook kreu i së djathtës e konsideroi pajisjen me NIPT të fermerëve si një justifikim të Ramës për të mos u dhënë subvencione fermerëve. Reagimi në rrjetin social nisi me një gjuhë të ashpër ku sipas Bashës, kryeministri (sipas tij ) nuk di nga ekonomia dhe bujqësia. Citojmë më poshtë të plotë reagimin e bërë më herët në facebook.
(Kujtojmë më herët Rama nga Skrapari në një takim që mbajti me fermerë të zonës ftoi fermerët të mos u besojnë premtimeve të Lulzim Bashës për fermerët) Ndjekim më poshtë të plotë reagimin:
LULZIM BASHA:
Nuk i kupton dhe nuk do ti kuptojë Rama fermerët që ankohen për bujqësinë.
Ca thonë e ka nga injoranca, se në punë të ekonomisë dhe bujqësisë është bylmez. Ca thonë e ka nga droga, nga prodhimi dhe konsumi. Fermerët hallexhinj por të zgjuar e dine se e ka nga hajdutëria.
Interesi i tij i vetëm janë paratë dhe pushteti, prandaj kujdesin e ka vetëm për kriminelët dhe trafikantët të cilët i garantojnë para dhe pushtet. Për fermerët ka talljen, arrogancën, përbuzjen.
S'ka para për fermerët ju thotë Edi Rama kudo që shkon, sepse paratë i ka për vete, për miqtë dhe klientët e tij. Vetëm në 1 vit, 88 milion dollarë kanë marre 11 klientë, ndërtues dhe bashkëpunëtorë të Edi Ramës. 92 milion dollarë të tjerë janë shpenzuar për zyra, makina, orendi, bileta avionësh. 180 milione dollarë vetëm në një vit kane përfunduar në xhepat e Ramës dhe miqve të tij.
Dalin e teprojne këto para për të subvencionuar çdo fermer shqiptar dhe për të investuar në kanale kulluese e vaditëse, për të asfaltuar rrugë dhe ndërtuar ujësjellës.
Nuk ka e nuk do ketë as investime, as subvencione me ketë kryeministër. Edi Rama nuk ka zgjidhje per fermeret. vetem tallje dhe justifikime.
NIPT-i për fermerin është justifikimi i Ramës për të mos iu dhënë subvencione. Fermerët nuk kanë dhe nuk do të kenë nevoje për NIPT sepse kanë numrin e tyre personal të identifikimit.
Me numrin personal qe ka cdokush ne karten e identitetit, me 100 milione dollare ne vit buxhet per grante dhe jo kredi, ne kemi dhe do japim zgjidhje per cdo fermer qe punon dhe prodhon. # Shqiperia me mire pa Edi Ramen.
Corovoda Online
       
         
close