|
28 Nëntor 2016 - Çorovodë |
Ditët festive të Krenarisë Kombëtare 28 dhe 29 Nëntor u festuan edhe në Skrapar. Më herët gjatë ditës së djeshme një aktivitet me nxënës të shkollave u mbajt të hënën e 28 Nëntorit 2016 në sallën e Kinemasë Tefik Lapani. Këngë patriotike, valle popullore, recitime të ndryshme kushtuar festave shoqëruan qindra të pranishëm në paraditen e djeshme. E marta e 29 Nëntorit do të niste me aktivitete që mbahen në kujtim të atyre që dhanë jetën për Çlirimin e vendit, ku pranë Varrezave të Dëshmorëve autoritetet më të larta lokale nderuan kujtimin. Këshilli Bashkiak, Bashkia Skrapar dhe drejtues të Komitetit të Veteranëve Skrapar vendosën kurora me lule pranë Lapidarit të nderit. Vizita u kryhen dhe në mjediset e Muzeut Historik të Skraparit.
Corovoda Online
|
29 Nëntor 2016 - Çorovodë |