|
Imazh Arkiv Pamje nga Poliçani |
Një shtetase 33 vjeçare nga Poliçani me inicialet F.N. u rrëzua aksidentalisht nga mjediset e një godine ku ndodhej banesa e saj dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Të paktën kështu raportoi policia më herët referuar një ngjarje të ndodhur 2 ditë më parë në qytetin e Poliçanit. Sipas Policisë Më datën 15 Nëntor 2016, në Poliçan, në banesë, aksidentalisht ka rënë nga
një lartësi shtetasja F.N, vjeç 33, banuese në Poliçan, e cila ndodhet në
spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë
e Rrethit Gjyqësor Berat, për ngjarje aksidentale - Përfundon njoftimi zyrtar
Corovoda Online