FOTO: Bjelovar, Kroaci - Mbrëmja e minoriteteve - Skrapari u përfaqësua në nivel nënprefekti. Qarku Berat pjesë në edicionin e 10-të **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

FOTO: Bjelovar, Kroaci - Mbrëmja e minoriteteve - Skrapari u përfaqësua në nivel nënprefekti. Qarku Berat pjesë në edicionin e 10-të

Fatjon Kaloci
9.1.17
Për të dhjetin vit radhazi, në rajonin e Bjelovar në Kroaci  u zhvillua Mbrëmja Gala e Minoriteteve Kombëtare. Takimi u mbajt në fund të nëntorit 2016 dhe Qarku Berat ishte i pranishëm përmes një delegacioni përfaqësues. Skrapari u përfaqësua në nivel nënprefekti nga z.Fatos Hasanaj. Sponsor kryesor ishte bashkia e Bjelovar e cila për aktivitetin kishte akorduar afro 70 000 kuna dhe pati suportin e Këshillit Kombëtar të Minoriteteve të Republikës Kroate. Mbrëmja e madhe u mbajt në mjediset e pallatit të sportit ku kishte prani të së paktën 10 organizatave apo shoqatave kulturore të etniteteve të ndryshme, si komuniteti boshnjak, ai çek, rus, romë, etj. Një prani speciale pati nga Qarku Berat me një grup nga qëndra kulturore Margarita Tutulani i cili performoi gjatë eventit. Mbrëmja e madhe nisi fillimisht nën shijimin e kulinarisë së grupeve pjesëmarrëse, ku çdo shtet prezantohej me disa elementë përfaqësues të gatimit tipik. Mbi 3000 të pranishëm kishte mbrëmja në sallën e mbyllur sportive. Më pas në një ceremoni të rastit u zhvillua pritja zyrtare ku të pranishëm ishin Mira Nikolić, Ambasadorja e Serbisë në Kroaci, përfaqësues nga ambasada ruse në Kroaci Sergey Trofimov, Fatlli Adilaj, kryetar i Qarkut Berat, Shqipëri, Robert Janković, deputet i parlamentit Hungarez që përfaqësoi minoritetet, etj. Shkojmë përmes disa imazheve zyrtare nga ky event. ( Zmadhimi i imazhe ndodh pasi keni klikuar mbi foto )















Corovoda Online