Corovoda Online dhe Koordinata X ndalen në këtë postim në promemorie të 73 viteve më parë të masakrave të zhvilluara në Skrapar mes datave 1 dhe 3 janar 1944 që përkojnë me masakrat e bëra në zonën e
Vlushës dhe Krushovës. Më shumë se 83 skraparas u arrestuan (vetëm 3 persona
mundën të shpëtonin të gjallë nga këto masakra ) ndërsa bilanci tragjik përkoi me 26 burra që u vranë në Vlushë, 4 të
tjerë u vranë në Potom dhe 50 burra humbën jetën në Krushovë nga masakrimi nazist . Vetëm 3 persona mundën të shpëtonin: Sadedin Borri nga fshati Vlushë,
Sulo Bakiasi nga fshati Kapinovë dhe Vesel Hodo.
Masakra e Vlushës:
1 janar 1944:
Nazistët mbërriten në fshatin e Vlushës, ndërsa gratë e fëmijet ishin larguar një ditë më parë pasi lajmi u morr vesh se do të vinin nazistët. Burrat qëndruan (kjo edhe fal një dredhie të një ballisti të quajtur Shuaip). Me mbërritjen e nazistëve, 26 burra u kapën e u rreshtuan në fund të fshatit me fytyrë nga perëndimi dhe me pas ndodhi pushkatimi masiv. Nga ky pushkatim shpëtoi vetëm Sadedin Borri kjo pasi trupi i tij u mbulua nga trupat e tjerë të rënë fli.
Masakra e Krushovës:
2 - 3 janar 1944.
Nazistët arrestuan 50 burra nga fshati Krushovë. I futën në një tyrbe bektashinjsh dhe në të zbardhur të 3 janarit kasapana do të niste brutalisht. Një nga një, 48 prej burrave tërhiqeshin nga tyrbeja dhe vendoseshin buzë një humnere ku pasi qëlloheshin me plum mes shkelmash të nazisteve, trupat hidheshin në një humnerë rreth 150 metra të thellë. 2 të fundit që mbetën në Turbe ishin Sulo Bakiasi dhe Vesel Hodo të cilët në momentet kur u shoqëruan nga nazistët për në humnerë, mundën të t'u shpëtonin nazistëve e të hidheshin në humnere kuturu e të shpëtonin fatmirësisht. Të dy, ata lajmëruan fshatrat përreth për masakren dhe në të gjithë Skraparin kjo tragjedi lëndoi çdo zemër.
Corovoda Online / Kujtojmë Imazhi i përdorur është me karakter ilustrativ dhe nuk lidhet domosdoshmërisht me vendndodhjet e përshkrimit