Sigurimet Skrapar - Për të tretin radhazi - Agjensia me performancën më të mirë në Qarkun tonë **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Sigurimet Skrapar - Për të tretin radhazi - Agjensia me performancën më të mirë në Qarkun tonë

Fatjon Kaloci
27.1.17
Për institucionet dhe entet e ndryshme muaji janar i çdo fillim viti një hapësirë të veçantë ja kushton analizave vjetore të vitit që lam pas sipas Hierarkisë Organizative të tyre. Dhe padyshim si partner zyrtar me Corovoda Online, Agjensia Lokale e Sigurimeve Shoqërore Skrapar është mbështetës i blogut tonë prej disa vitesh. Më herët, të martën 24 Janar 2017 në Berat, Në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore u zhvillua analiza vjetore 2016. I pranishëm në këtë takim ishte nëndrejtuesi i Institutit të Sigurimeve Shoqërore z.Hasan Hoxha, përfaqësues nga Prefektura Berat, Drejtori Rajonal i DRSSH Berat përfaqësuesit e agjensive Poliçan, Kuçovë, Ura-Vajgurore, Berat, Skrapar etj. Për të tretin vit radhazi Agjensia Lokale e Sigurimeve Shoqërore Skrapar edhe këtë vit u rankua si agjensia me performancë më të mirë në qarkun Berat. 2 inspektorët e vetëm të të vetëpunësuarve në bujqësi në Skrapar rezultuan me arritjet më të larta në nivel qarku. Edhe parametrat financiar të të ardhurave për vitin që shkoi e klasifikuan ALSSH Skrapar në listimin e parë.
Corovoda Online