Koordinata X - Kalaja - Ku dielli përëndon në Çorovodë... Mendimi - Ja si ka qënë Kalaja e Skraparit **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X - Kalaja - Ku dielli përëndon në Çorovodë... Mendimi - Ja si ka qënë Kalaja e Skraparit

Fatjon Kaloci
17.2.17
Ajo ende quhet Kalaja ndonse më së shumti maja konike e malit është streha e netëve të hënës kur ikën dhe diellit të ditëve në mbarim. Corovoda Online në këtë imazh publikon një maket të datuar rreth viteve 70' ku në Skrapar për herë të parë u mbajt një Konferencë e Mirëfilltë shkencore ( rreth mes viteve 70') mbi Skraparin, ku një ndër elementët e skicuar mbi atë sesi mund të ketë qënë Kalaja e Skraparit apo Çorovodës do të jetë fokusi i ynë.

Më së shumti kjo është njohur si Kalaja e Skraparit.

Kalaja e Skrapari ka qënë lokalizuar në majën e një lartësie rreth 890 metra mbi nivel deti.
Ndryshe ajo është quajtur si Kalaja e Gjenevizit dhe në dokumentet historike për herë të parë citohet në vitin 1018. Ky vit përkonte me betejat ku Bizantinët mundën Bullgarët. ( Disa emërtesa sllave u përhapën në zonë)

Në vitin 1336 kronisti J.Kantakuzen përmend se kjo kala ra në dorë të arbëreshëve malësorë.

Në 1610 E.Celebia gjeografi turk përmend se kjo kala konsiderohej e çuditshme jo vetëm nga forma por edhe nga vendndodhja e veçantë në majën konike të një mali.
Sipas tij Kalaja e Skraparit ishte ndërtuar nga romakët.

Perimetri i saj ishte 1000 hapa. Kishte vetëm një hyrje qëndrore dhe brenda rrethimit të saj ndodheshin 45 shtëpi.  Sipas tij më vonë brenda kalasë do të ngrihej edhe xhamia e Bajazi Hanit.

Muret rrethuese të saj nuk i kalonin lartësitë 2 metra dhe sipas tij kjo kala kishte një kullë vrojtimi.

Edhe përse nuk ka shumë informacion arkeologjik për të ajo që pranohet nga studiuesit lidhet me faktin se Lugina e Osumit apo edhe gjithë krahina e Skraparit në mesin e shekullit të IV para erës sonë ka qënë nën ndikimin e  fushatave maqedonase si në gjithë Ilirine e Jugut.

Shumica e marrëdhënieve tregëtare të Skraparit të kësaj periudhe bëheshin me Apoloninë pasi ne shumë zbulime në luginen e Lumit Osum si dhe ne mbarë Krahinen e Skraparit objekte si kupa me vernik të zi, skifozat, lekitet që janë prodhime apoloniste janë gjetur në Skrapar.

Periudha mes shekullit IV-II para erës sonë ka qene edhe periudha kur Lugina e Osumit ka qënë e mbi populluar.

Në Skrapar me së shumti kanë banuar Desaretët.
Corovoda Online