Xhirimet - "Delegacioni" vjen në Çorovodë. Disa momente të filmit do të xhirohen në Skrapar **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Xhirimet - "Delegacioni" vjen në Çorovodë. Disa momente të filmit do të xhirohen në Skrapar

Fatjon Kaloci
4.2.17
Një film thriller i quajtur "Delegacioni" do të ketë skena xhirimi në Skrapar. Ngjarjet e filmit spostohen në kohë në fundin e viteve 1990 në Shqipërinë ku regjimi komunist përpëlitej. Një Delegacion i ardhur nga Komuniteti Europian kërkon të vij në Shqipëri për të parë respektimin e të drejtave të njeriut. Kryesuesi i delegacionit gjatë studimeve në Pragë kishte patur shok një koleg shqipëtar. E ndërsa kërkon të takoj atë, për të besuar sesi respektoheshin të drejtat e njeriut i kërkoi Ministrisë së Brendshme t'a takonte. Por ai ishte dënuar prej 17 vitesh me burgim politik. Për të inskenuar se gjthçka në Shqipëri shkonte mirë, zyrtaret shqiptarë vendosën ta nxirrnin nga burgu dhe ta mësonin që të thoshte se gjithçka në Shqipëri shkonte shumë mirë. E gjithçka rreth kësaj do të të zhvillohet filmi me metrazh të gjatë i cili do të ketë disa skena xhirimi edhe në Skrapar. Kryesisht filmi synon të vër në fokus plane të rrugëve jo të mirëmbajtura me qëllimin për të trasmetuar sa më mirë referencën kohore të 90's.
Skenari i Filmit është nga Artan Minarolli ( i ndarë nga jeta në 31 dhjetor 2015 ), Regjia i ka kaluar tashme Bujar Alimanit dhe në casting disa ndër emrat më të mirë të kinematografisë shqip, si Viktor Zhusti, Ndriçim Xhepa, Xhevdet Ferri, Kasem Hoxha, Tristan Halilaj, Bislim Mucaj, Rovena Lule, Mirela Naska, Fatlume Bunjaku, Kristaq Skrami, Mehmet Xhelili, Armando Dauti, Ilirian Ali, Samuel Vargu, Denardo Neziri, Genc Minarolli, Avdullah Gjikokaj, Artan Selimi, Gjon Kola, Armend Smajli, Gani Morina, Lulzim Zejqa, Todi Llupi, Jorgaq Tushe, Drita Turkeshi, Ilira Turkeshi dhe Selman Lokaj. Filmi është cooprodukt Emira Turkeshi nga Art Film Tiranë, me koproducent Blerim Gjinovci nga Bleri Production-Kosovë, Zoraba Film Production në Francë dhe Graal Production në Greqi.
Corovoda Online