Albania Event Productions nis udhëtimin - 2 Vogëlushët skraparas do prezantojnë Skraparin në eventin kombëtar -FOTO **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Albania Event Productions nis udhëtimin - 2 Vogëlushët skraparas do prezantojnë Skraparin në eventin kombëtar -FOTO

Fatjon Kaloci
16.3.17

Më herët, Çorovoda e vogël e përqafua mes qindra duartrokitjesh të fillim marsit 2017. Dhe padyshim, kryefjala ishte Albania Event Productions që fshihej pas një organizimi të mirë të "Çorovoda - Miss dhe Mister Children".  Por eventet kanë edhe emra të përveçëm. Dhe një krenari më shumë Skraparin ishte edhe Albana Çakshiri pjesë e organizimit dhe drejtuese e siparit të parë të një rrugëtimi të gjatë ngjarjesh artistike që do të gumëzhojnë Skraparin e vogël por madhështor. Ajo që mësohet është se 2 vogëlushët e Skraparit do të përfaqësojnë zonë tonë edhe në eventin e pritshëm kombëtar.

Më herët -  Kryeqendra e Skraparit, Çorovoda zgjodhi  fëmijët më të mirë për vitin 2017. Si përherë agjensia e spektakleve “Albania Event Productions” me drejtuese Albana Cakshirin solli një superspektakël në qytetin simpatik të Çorovodës në garën e bukurisë për fëmijë Miss&Mister Children. Me ftesë të kryebashkiakut Nesim Spahiu produksioni i kësaj agjensie u ndal edhe në Çorovodë  për ti bërë të lumtur dhe për t'iu dhënë një shans më shumë edhe fëmijëve të këtij qyteti. Pas përgatitjeve të drejtuara nga organizatorja Albana Cakshiri të shtunën e 11 Marsit 2017 u  finalizua spektakli i madh Miss&Mister Children Çorovoda 2017 me pjesëmarrjen e plot 130 konkurenteve vajza dhe djem të grup-moshave nga 6-13 vjeç.
Fëmijët falë punës së përkushtuar dhe të jashtëzakonshme të organizatores Cakshiri nën produksionin e producentes Irena Vreto u transformuan artistikisht duke befasuar publikun e shumtë gjatë finales së madhe të këtij show.

Risitë artistike në skenë kanë qënë të shumtë, ndërsa performancat e konkurentëve ishin shumë të vecanta dhe të arrira gjithashtu.

Spektakli Miss&Mister Children Çorovoda 2017 është mbështetur nga kryetari i bashkisë z. Spahiu i cili ka menduar që bashkë me gjallërimin e jetës kulturore të qytetit t'iu dhuronte momente të paharruara nëpërmjet këtij aktiviteti fëmijëve të Çorovodës.

Por dita e finales së madhe ka qënë surprizuese për organizatoret, kjo për vetë interesin e lartë te publikut që ndoqi këtë shfaqje drejtpërsëdrejti.
Juria e garës kishte kryetar të saj publicistin e njohur Engjëll Musai, Miss Lisa Braha, përfaqesuesen e institucionit të bashkisë Alba Sula si dhe gazetarin rajonal Sulo Gozhina.

Juria ka votuar me unanimitet të plotë për të shpallur Mister Children 13 vjecarin Lukas Shehu dhe Miss Children 10 vjeçaren Bora Saliasi.

Gjithashtu fituesit e cmimit të madh kanë marë nga një shpërblim financiar nga Bashkia Corovodë me vlerën 10 mijë lekë. Ndërkaq produksioni ka vlerësuar me cmime të tjera të rëndësishme, ndërkohë që 10 fëmijë kanë konkuruar për cmimin "Best Talent" duke shfaqur në skenë përmes emocioneve talentin e tyre artistik.

Organizatorja e eventit Albana Cakshiri njëherësh dhe moderatore e spektaklit deklaroi më herët për një mediatik se ky spektakël ishte një sukses i radhës, por thekson faktin se nuk do kishte këtë energji pozitive pa mbështetjen maksimake të kryetarit të bashkisë z. Nesim Spahiu që ka si filozofi të punës së tij një qytet të dashur dhe për fëmijët.

Dy fituesit e mëdhenj të këtij kompeticioni do përfaqësojnë Shqipërinë në garën botërore Festival Model&Talent World (Festivali i Talenteve dhe Modelit Botëror)  që do të  zhvillohet në Antalya, Turqi nga 19 prilli deri 6 maj 2017. Ndërkaq si dy fituesit kryesorë ashtu dhe te tjerët do përfaqësojnë Skraparin e dashur të gjithësecilit prej nesh në garën mbarë shqiptare Miss&Mister Children Albania 2017 që zhvillohet preth 3 vjetësh në qytetin bregdetar të Durrësit.

Por kush është Albana Çakshiri?

Ka lindur në Korçë dhe Media është shtëpia e parë e madhe nga ku përmes reporteve emri i saj është njohur. Në disa blogje në Shqipëri e njohur fillimisht si gazetare në mediatik të ndryshëm të shkruar dhe televiziv ende autorësia e saj shkon mes problematikash sociale dhe lajmit. Prej disa vitesh ajo është themeluese dhe njëherësh organizatore e disa spektakleve në vend e më gjerë 






Corovoda Online / Imazhet Bashkëngjitur Krediti A.C. për blogun tonë