Kronikë - Skrapar - Java e fundit e Marsit 2017 - Vjedhje me dhunë dhe Plagosje **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Kronikë - Skrapar - Java e fundit e Marsit 2017 - Vjedhje me dhunë dhe Plagosje

Fatjon Kaloci
31.3.17
Gjatë kësaj jave që lamë pas Skrapari në rregjistrimet e policisë së shtetit në mes datat 25 dhe 27 Mars 2017 u përmend në dy ngjarje sipas raporteve zyrtare.
Ngjarja e parë iu referua një të dhëne të Komisariatit të Policisë Kurbin, ku sipas informacionit në 25 Mars 2017 ndërsa ishte duke shkuar në vendin e quajtur Kisha e Laçit, ku kryhet një ritual fetar një 49 vjeçareje nga Skrapari me Inicial emri S. iu vodh me dhunë nga një person i paidentifikuar një varëse flori të cilën 49 vjeçarja e mbante në qafë. Vepra bie ndesh me nenin 134 të Kodit Penal dhe sipas Policisë Kurbin po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Një ngjarje e dytë na çon në lokalitetin e quajtur Zaloshnje, Skrapar ku në 26 Mars 2017 një 41 vjeçar u arrestua në flagrancë kjo pasi një ditë më parë 25 Mars 2017 përmes mjeteve të forta goditi një 50 vjeçar edhe ky banues në Zaloshnje. Sipas policisë 50 vjeçari u çua për përkujdesje mjeksore në shërbimin spitalor. Ngjarja u trajtua nga Seksioni i Krimeve kundër Personit nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat.
Corovoda Online