Aktiviteti - Do të prezantohet Projekti që do të furnizoj Çorovodën me 24 orë ujë të pijshëm **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Aktiviteti - Do të prezantohet Projekti që do të furnizoj Çorovodën me 24 orë ujë të pijshëm

Fatjon Kaloci
6.4.17
Kjo e premte 7 Prill 2017 rreth orës 10:00 të paradites në sallën e Kinemasë së qytetit Çorovodë do të jetë me fokus të përgjithshëm në një prej projekteve me interes jetik për gjithë Çorovodën dhe disa rrethina përreth. Sipas Corovoda Online prezantimi i një projekti që do të zbatohet së shpejti do të synoj furnizimin me ujë të pijshëm 24 orë të Çorovodës. Fillesat e një lobimi të fuqishëm për këtë projekt datojnë 4 vite më parë. Aktualisht Çorovoda furnizohet me fasha orare të ujit të pijshëm në rreth 7 orë në ditë dhe kjo nismë padyshim do ndikoj direkt në mirëqënien e komunitetit. Sistemi i vjetër tubacioneve, depove dhe pompave të furnizimit me ujë të pijshëm jo rrallë herë në vite sidomos në situata rreshjesh të mëdha ka pasuar problematika ndër vite. Në dhjetor 2013 për afro 4 ditë qyteti i Çorovodës pati mungesa të furnizimit me ujë të pijshëm për shkak se prurjet e lumit të Çorovodës sollën dëmtime të rrjetit furnizues. Momentalisht, përmes sistemit vetërrjedhës disa segmente të lagjeve të pjesës së poshtme të qytetit furnizohen me ujë 24 orë por pjesa më e madhe ende vijon të mbetet nën thirrjet orare "Erdhi Uji!" Ky projekt kanë qënë ndër prioritete të Bashkisë Skrapar e cila në bashkëpunim me investitorët do të sjellë një epokë të re të kritereve bazike jetësore në komunitet. Në takim priten të marrin pjesë përfaqësues të ndryshëm të autoriteteve qëndrore dhe vendore. Kreu i Bashkisë Skrapar Nesim Spahiu do të jetë në krah të Kryetarit të Parlamentit të Shqipërisë Ilir Meta. Por edhe përfaqësues të ndryshëm do të jenë pjesë e axhendës. Prania e drejtuesve të lartë në këto takimi konisderohet si pikë mbështetse e këtyre nismave që ia vlen të përshëndeten. 
Corovoda Online