Kompozitori nga Skrapari Çon Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2017 me World dhe Lindita Halimi **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Kompozitori nga Skrapari Çon Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2017 me World dhe Lindita Halimi

Fatjon Kaloci
1.4.17
Kompozimi i Klodian Qafokut "Botë" njëherësh kënga fituese e Festivalit të 55-të të këngës do të përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2017. Prej disa ditësh në youtube është hedhur edhe videoklipi zyrtar i këngës që do të jetë në versionin anglisht e titulluar si "World" dhe që do të këndohet nga Linda apo ndryshe Lindita Halimi. Kënga në komentet e ndryshme në youtube ka marrë vlerësime madje shumë e krahësojnë me tipologjinë video të Earth Song të Michael Jackson dhe vokali vlerësohet pozitivisht. Por nga krahu tjetër i komentuesve ka edhe nga ata që do të pëlqenin versionin në gjuhën shqip apo preferencën për muzikë më komerciale dhe ritmike. Gjithësesi kënga World përfaqëson një profesionalizëm të arrirë, dhe këtu një rol të rëndësishëm ka edhe i riu me vendlindje nga Skrapari, Klodian Qafoku. I lindur në Skrapar në mars 1980 në një familje artistësh Kompozitori dhe Muzikanti Qafoku në Eurovision Song Contest është njohur më herët në europianin e muzikës. Në 2006 kompozimi i tij për këngën "Zjarr e ftohtë" kënduar në shqip në skenën e Eurovisionit nga Luis Ejlli pati sukses në edicionin e atij viti. E prej andej skena e muzikës shqip është e pandarë në kompozime të ndryshme në festivale dhe produksione të ndryshme ku në titra shfaqet emri i tij si një krenari më shumë edhe për Skraparin. Ndërsa muaji maj pritet me emocione pse jo edhe me patriotizëm dhe një krenari "përballje shtetesh" shpesh në një konkurim ku votimi gjykohet më së shumti, le të shpresojmë për një përfaqësim të denjë të këngës "World" nga Lindita Halimi në Eurovision Song Contest 2017. Ndjekim më poshtë Videoklipin përfaqësues të Shqipërisë që do të garoj në Natën e Parë Gjysëm Finale në datën 9 Maj 2017 me Numrin 4 diçka rreth orës 21:20. Sipas kompanive të basteve probaliteti për këngët fituese 2017 do të luhet mes Italisë, Suedisë, Portugalisë, Belgjikës dhe Bullgarisë.
VIDEO

Corovoda Online