Dëmtime të lehta pati një shtetas 58 vjeçar këtë të premte 16 qershor 2017. Një 58 vjeçar nga Berati ishte duke udhëtuar me mjetin e tij tip "Mercedez Benz" në rrugën Skrapar - Berat. Në afërsi të fshatit Mbrakull mjeti ka dalë nga rruga duke rënë në një kanal anës saj. Sipas Policisë drejtuesi ishte në gjendje të dehur thanë burime zyrtare.
Corovoda Online
